Propozimi i Manjanit: Të mbyllet RTSH. Paguajmë taksë për të mos e parë…

Propozimi i Manjanit: Të mbyllet RTSH. Paguajmë taksë për të mos e parë…

19:10, 08/09/2024
A+ Aa A-

RTSH = Media që e paguajmë për të mos i parë/dëgjuar asnjë program.

Se përse e bëjmë këtë gjë, një dreq e di?!

Llogjika ta do që një media e tillë, pra që nuk ka as audiencën e një portali, duhet mbyllur një sekond e më parë. Nuk mund të justifikohet mbajtja me para publike të një media për një festival në vit, festival të cilin e bën fjala vjen, Ardit Gjebrea për qejf të vet, në një media me liçensë kombëtare.

Aq më pak ka kuptim mbajtja e një media të tillë, me paratë publike për të punësuar bord, kryetarë e drejtorë që thjesht zihen si do ndajnë rrogat, shpërblimet, tenderat e punësimet për veten e tyre.

Dhe që ska kuptim fare, po fare, fare të punësosh njerëz që ndajnë dhe intimitete jashtëmartesore, ndërkohë që ne i paguajmë. Të paktën të dalin në ekran dhe me pin këto gjëra që të justifikojnë pagesën... [🤦‍♂️]

Shkurt muhabeti, për mendimin tim (e kam patur prej kohësh këtë mendim) RTSH duhet mbyllur fare. Prej vitesh nuk justifikon asnjë qindarkë publike.

RTSH ngjan si ai parku i ish metalurgjikut në Elbasan që vetëm mbetje të dëmshme dhe pamje të kuqërreme që ngjallin vetëm sëmundje e kancer.

Duhet mbyllur menjëherë, mendoj unë. Ato para publike që mbajnë në këmbë këtë mbetje të pariciklueshme, mund të financojnë vërtetë aktivitete kulturore e artistike kombëtare, me audiencë të garantuar.

Edhe ideja që një media e tillë i shërben pushtetit të radhës (në fakt i shërben) nuk mbështetet nga realiteti. Pushteti blen më mirë mediat private, sepse me ato kryn punë. Po të ishte për RTSH pushteti nuk fiton kurrë asgjë.

Ndaj ska asnjë kuptim mbajtja e një media të tillë me paret tona.

****

Me shumë lutje sugjeroj që të mos merrni mundimin të krahasoni këtë realitet me ZDF, RAI apo BBC. Ju lutem!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco