‘Keni një start të pakrahasueshëm’/ Berisha: Lubi Balluku, Taulant Bajri... Sipas Ramës, diaspora u përfaqësuaka nga kriminelë!

‘Keni një start të pakrahasueshëm’/ Berisha: Lubi Balluku, Taulant Bajri... Sipas Ramës, diaspora u përfaqësuaka nga kriminelë!

19:02, 08/09/2024
A+ Aa A-

Lideri demokrat Sali Berisha ka inkurajuar 12 drejtuesit politikë të PD në qarqe, ku u tha atyre se përpara tashmë do të kenë një fillim të pakrahasueshëm.

Sipas Berishës, për Ramën, diaspora përfaqësohet përmes kriminelëve të tipit, Lubi Balluku dhe Taulant Bajri.

Për Berishën, nuk ka në Shqipëri korruptore më të papërmbajtur se sa Balluku. Bashkëpunëtorët e saj të gjithë janë ndër hajdutët më të zinj të vendit, theksoi Berisha, ndërsa tha gjithashtu se në krye të tyre qëndron Belinda Balluku, e cila i ka dosjet palë-palë në SPAK.

Berisha: Të ndalemi një moment te lubi Balluku. Nuk ka në Shqipëri korruptore më të papërmbajtur se ajo. Bashkëpunëtorët e saj të gjithë janë ndër hajdutët më të zinj të vendit. Por në krye të tyre qendron ajo, e cila i ka dosjet palë-palë në SPAK.

Ka përballë Gazment Bardhin, i cili edhe ministër dha kontributin e tij dhe ulet i qetë me çdo qytetar të këtij vendi karshi lubisë së vërtetë të korrupsionit.

Në Vlorë, krahasoni tani Bujar Leskajn, një ndër themeluesit e PD. Një nga drejtuesit dhe zyrtarët më eficentë të saj më të aftë, më të zotë, por edhe nga njerëzit më guximtarë që mbart virtytet më të arrira të vlonjatëve, me Bledi Çuçi, i cili turpëron çdo njeri të ndershëm.

Bledi Çuçi është në atë detyrë vetëm se vjen nga një familje xhelatësh, dhe për lidhje të tjera me Edi Ramën. Bledi Çuci është një banor i Skapit, është një mëkatar i madh, i cili turpëron çdo njeri.

Së fundmi në Dibër, Blendi Gonxhe në analet e shtetit shqiptar do të regjistrohet si njëri nga hajdutët më të shpërfytyruar. Eshtë drejtori që blinte pishën në bashki 6 mijë euro copën. Është hajduti i papërmbajtur që rikonstrukton ndërtesën e vet me 7 mln euro. Është hajduti që 2 dhe 3 fishoi tarifat për qytetarët në të gjithë sektorin e transportit.

Ai ka një mal me dosje në Skap dhe Edi Rama e futi me qëllim në ekipin për ta mbrojtur nga Skapi. Xhelal Mziu është pasardhës i një familje më traditë të shkëlqyer, një nga qeveritarët e qeverisë së PD vendore më të talentuar, një njeri që gëzon respekt të madh në Dibër dhe kudo, që u persekutua për vite tëra nga Edi Rama, por morën atë që meritonin.

Për diasporën kush u zgjodh, thoni ju? U zgjodh Taulant Bajri, Taulant Çela, Taulant Çopja, Taulant Begojaris, Taulant me të gjitha mbiemrat.

U zgjodh njeriu që ka liruar terroristë, që është shpërblyer, nuk ka mesazh më të zi se sa ky mesazh emërimi i tij për diasporën. Se diaspora jonë u përfaqësuaka sipas Edi Ramës vetëm nga banditë dhe kriminelë, në një kohë kur miliona shqiptarë, janë nderi i vendeve ku jetojnë dhe nderi i Shqipërisë.

Eno Bozdo, një eksponent i shquar i PD, një zyrtar dhe promotor i reformave, guximtar, i cili ka dhënë kontributet reale qoftë gjatë qeverisjes, qoftë prapa. Ka qenë edhe zv.ministër. Krahasojeni pak me zv.ministrat e sotëm që janë të gjithë ansambli i SPAK edhe ata, ka përballë Ervin Demën.

Ervini, imagjinoni ju, zëdhënësi i bandave, komandohet nga bandat, edhe ai banor i Skapit, edhe ai ka nevoje për mburojën e Skapit.

Të gjitha këto miqtë e mi, tregojnë se ju keni një start vërtetë të pakrahasueshëm me krahun e qeverisë së krimit. Por këto avantazhe duhet të jenë nxitje për ju dhe demokratët që të përmbushim misionin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco