Berisha: I bëj krahasimet me keqardhje, por s’mund të pranoj poshtërimin që Rama i bëri shqiptarëve sot

Berisha: I bëj krahasimet me keqardhje, por s’mund të pranoj poshtërimin që Rama i bëri shqiptarëve sot

18:33, 08/09/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se krahasimet që i ka bërë emër për emër drejtuesve politikë të PD-së me ata të PS-së, i ka bërë me keqardhje.

‘I bëj këto krahasime dhe i bëj me keqardhje, por nuk mund të pranoj poshtërimin që bëri Edi Rama sot ndaj qytetarëve shqiptarë, duke servirur ekipin e krimit para jush’, u shpreh Berisha gjatë mbledhjes me 12 drejtuesit politikë të PD në qarqe.

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, e bëj këto krahasime dhe i bëj me keqardhje, por nuk mund të pranoj poshtërimin që bëri Edi Rama sot ndaj qytetarëve shqiptarë, duke servirur ekipin e krimit para jush.

Pa të shkojmë në Lezhë. Krahasoni pak publicistin, politikanin, intelektualin Agron Gjekmarkaj, që për intelektualitet e gjithë partia e krimit nuk ka as 1/3 e tij me Ulusiun. Ulusiu që e do Louis Vuittonin, i do çantat Louis Vuitton, por ia vjedh Damani. E kuptni ju, apo?

Qytetarët do thonë që është gjuhë kodi, po po kodi është ua them dhe unë, se unë nuk mbaj gjëra të fshehta. Po më të pru Ulusiun të vjen turpi mor!

Me të rekomandu Ulusiu për udhëheqës politik. Po Arben Ndoka ishte më trim. Po në hije janë vëllazën siamezë me Arben Ndokën. Po, po.

Shkojmë në Fier, Gazment Bardhi, një politikan i talentuar, i ri, i cili me guxim në emër të interesit publik u dëshmoi shqiptarëve se Edi Rama dhe vëllau i tij janë trafikantë të rrezikshëm ordinerë, dhe se Skapi i Edi Ramës mbyll dosjen e Olsi Ramës.

Qytetarë dhe qytetare, po s’u ndamë nga kjo bande kriminale, ne kurrë nuk kemi të ardhme. Por ndarja me këtë bandë kërkon guxim, dhe Gazment Bardhi, ju garantoj se ka përfaqësuar dhe do të përfaqësojë me guxim interesat më të rëndësishme tuajat.

I kam këtu përpara, Ervin Salianji, Arbjan Mazniku. Arbjan Mazniku, kopja në vjedhje e Erion Velisë, është ortaku i Milo Rancit, mafiozit të Venecias. Arbjan Mazniku është i pangopuri, është zëvendësi i Erion veliajt te 5D. Është banor i Skapit të partisë.

Po më thoni ju mua, çfarë do në Elbasan ky njeri? Çfarë merite ka ky përveç vjedhjeve të tmerrshme që ka bërë në Tiranë?

Ervin Salianji ka meritën e madhe, sepse është ërpjekur me të gjithë energjinë, guximin e tij të mbrojë interesat publike. Ervin Salianji, i dha një nga goditjet më të fuqishme njërit prej klaneve më të rrezikshme në Shqipëri dhe Ballkan mafies Xhafa.

Dhe sot e kësaj dite persekutohet. Nga kush? Nga mafiozi Xhafa dhe nga Edi Rama. Krahasoni atë. A janë të pakrahasueshëm këta dy persona? Më thoni?

Ivi Kaso, një avokat, një jurist i shkëlqyer dhe një politikan i ri, i kthjellët, i vendosur. Një njeri që kudo që punoi, punoi me nder dhe dinjitet. Nuk të thotë dot kush gjysmë fjalë, çerek fjale. Krahasoni ju këtë me Peleshin.

Të cilin mbiemri shpreh më mirë se çdo gjë tjetër për karakterin e tij. I cili nisi karrierën me vjedhje, me mashtrime, jo në një, por në disa afera të mëdha korruptive.

Merrni pak këto dy figura. Po, po do të bëni krahasimin, unë jam dakord të bëni krahasimin. Po harresa ka çmim.

Flamur Hoxha dhe Pandeli Majko. Çfarë është Pandeli Majko, një kriminel elektoral i faktuar, i dokumentuar, banor i Skapit, me dosje, aferë krimi elektoral 800 mijë euro.

E hoqi ky Çelën, se kanë qenë bashkëautorë në këtë krim të dy, po dosja aty është me Flamur Hoxhën. Një biznesmen të ndershëm, të guximshëm, i persekutuar në regjimin komunist, i persekutuar nga Edi Rama tani në narkoregjim.

Atëherë, kush i respektoi më shumë qytetarët? Kush respektoi më shumë procesin elektoral? Këta që i çojnë kriminelët elektoralë për të përsëritur krimet e tyre, apo ne që zotohemi se do të rikthejmë votën e lirë.

Mirela Kumbaro, simboli i shkatërrimit. Mirela Kumbaro ka të paktën 20 dosje. Në qoftë se ka një neron ministër që shkatërron trashëgiminë kulturore dhe mjedisore është Mirela Kumbaro.

Me kë rivalizon? Me doktor Tritan Shehun. Me një nga personalitetet më të shquara të mjekësisë shqiptare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco