'Kryeministri caktoi 12 drejtues bandash’, Teliti: Rama nuk foli për vota, por për mandate

17:32, 08/09/2024
A+ Aa A-

Prezantimi i drejtuesve politikë të PS për fushatën e vitit 2025, konfirmoi edhe njëherë se qëllimi i Edi Ramës është që t'u japë imunitet politik të besuarve të tij që po hetohen nga SPAK për afera që kanë tronditur vendin.

Dorian Teliti, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, gjatë edicionit të pasdites në Syri Tv, me moderator Bled Marku, u shpreh se Rama ka emëruar 12 drejtues bandash, ku shumica prej tyre janë të denoncuar në SPAK.

12 drejtuesit e partisë Demokratike, në shumicën e rasteve nuk kanë përballë 12 drejtues qarku nga partia Socialist, kanë 12 drejtues bandash.

Pjesa më e madhe e atyre që përmende, duke hequr 2-3 emra, o janë të denoncuar në SPAK, o janë të denoncuar me fakte që kanë komplotuar dhe në të kaluarën me banda, me drejtori policish dhe qarqesh për të manipuluar, vjedhur dhe tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve.

PD nuk ka përballë 12 drejtues, homolog, por ka përballë 12 drejtues bandash. Po të shikosh Ramën, nuk foli për vota, foli për mandate, ai ka shkuar dhe ka vjedhur mandate, me ndryshime kushtetuese, me heqje koalicionesh, me dhunë ndaj biznesit, me përdorimin e parasë së pistë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco