Salianji: Lajmet nga byroja e ‘Rilindjes’, koperturat e reja të krimit për zgjedhjet dhe masakrimi i PPSh

Salianji: Lajmet nga byroja e ‘Rilindjes’, koperturat e reja të krimit për zgjedhjet dhe masakrimi i PPSh

16:25, 08/09/2024
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Ervin Salianji, njëkohësisht drejtues politik  për Qarkun e Elbasanit ka areaguar pas propozimit të Ramës për listat e mbyllura gjatë Asamblesë së PS. Sipas Salianjit, lajmet nga byroja e sotme e “Rilindjes” ishin koperturat e reja të krimit për këto zgjedhje dhe masakrimi i elitës politikë te PPSh.

Përmes një reagimi në rrejetet sociale, Salianji tha se figurat e reja të listës së mbyllur janë matrioshkat garantuese të mbrojtjes së Ramës në çdo rast rrisku eventual për t’i marrë partinë pas humbjes së zgjedhjeve.

Kjo me qëllimin e vetëm sipas Salinajit,  Ramës i duhet një listë e mbyllur që të garantojë funksionimin e partisë duke mbrojtur elitat.

Statusi: 

Lajmet nga byroja e sotme e “Rilindjes” ishin koperturat e reja të krimit për këto zgjedhje dhe masakrimi i elitës politikë te PPSh. Përgatitja që partia e punës të mos ketë asnjë individ që mund të rivalizojë autokratin. Figurat e reja të listës së mbyllur janë matrioshkat garantuese të mbrojtjes së Ramës në çdo rast rrisku eventual për ti marrë partinë pas humbjes së zgjedhjev! Propozimi i sotëm për listat i rrëzoi argumentin se duhet një listë e mbyllur që të garantojë funksionimin e partisë duke mbrojtur elitat. Ku janë sot “të rinjtë” që propozoi dhe bëri ministra? Po këta deputetët e rinj të mandatit 2021-2025 i ka dëgjuar njeri?!

Lajmi tjetër është që përveç Ramës të gjithë janë lecka që përdoren dhe hidhen, por meqẽ Rama bëri këtë propozim për të përdorurit e tij, a do të dorëhiqet Rama si Kryeministër me më shumë se një mandat për të garuar si i barabartë? E meqë ka bindje se fiton dhe jo vjedh ta provojë se sa vlen para qytetarëve!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco