Asambleja e PS/ Bardhi: S’pati asnjë reflektim, llogaridhënie dhe ndjesë për çfarë ka shkuar keq! Prodhoi shkrirjen totale të PS

Asambleja e PS/ Bardhi: S’pati asnjë reflektim, llogaridhënie dhe ndjesë për çfarë ka shkuar keq! Prodhoi shkrirjen totale të PS

16:02, 08/09/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë Socialiste.

Sipas Bardhit, nga mbledhja nuk pati asnjë ide, reflektim, llogaridhënie dhe ndjesë, për çfarë ka shkuar keq në vendin tonë.

Vetëm vazhdim i refrenit të vjetër, fajëso dhe sulmo kundërshtarin, bëj sikur ke ardhur sot në pushtet dhe nuk ke patur shansin e mundësinë për të rritur rrogat, pensionet, për të forcuar e zhvilluar ekonominë, apo për të luftuar krimin e korrupsionin, thekson Bardhi përmes një reagimi në rrjetet sociale.

STATUSI:

Lajmi i vetëm nga Asambleja personale e Edi Ramës është shkrirja totale e Partisë Socialiste dhe zëvendësimi i figurave të kësaj force politike me pupacë në xhepin e brendshëm të xhaketës së vjetruar dhe të bërë pis nga ai vetë. I vetmi që nuk ndryshon është Edi Rama, i cili për pushtetin personal është gati t'i verë flakën Shqipërisë, e jo më partisë së tij.

Asnjë ide, asnjë reflektim, llogaridhënie, asnjë ndjesë për çfarë ka shkuar keq. Vetëm vazhdim i refrenit të vjetër, fajëso dhe sulmo kundërshtarin, bëj sikur ke ardhur sot në pushtet dhe nuk ke patur shansin e mundësinë për të rritur rrogat, pensionet, për të forcuar e zhvilluar ekonominë, apo për të luftuar krimin e korrupsionin.

Flet për 2030, por mendjen e ka tek 1997. Flet për zhvillim, por mendja i punon vetëm për shkatërrim. Flet për të rinjtë, por mendjen e ka si të fuqizojë kriminelët dhe të korruptuarit. Me pak fjalë, i njëjti në 11 vite, tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën.

I vetmi institut modern ku bazohen parashikimet e tij elektorale janë paratë e vjedhura e të drogës që do hedhë, dhe aktivizimi i bandave që janë shtabet e tij elektorale. Sa herë shihni atë portret që ben si profet, duhet të kujtoni të gjithë horrat, trafikantët e vrasësit që qendrojnë pas tij, duhet të kujtoni qindra milionë euro të grabitura në rrugë, tunele, koncesione e inceneratorë. Kjo ēshtë e verteta e tij zgjedhore, asgjë tjetër!

Sot më shumë se kurrë ndonjëherë duhet kurajo e bashkim për ta shpëtuar Shqiperinë nga kjo thundër e piset, e korruptuar dhe e zhytur në krim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco