Imuniteti politik/ 13 klientët e SPAK, drejtuesit e 'PS 2025'

Imuniteti politik/ 13 klientët e SPAK, drejtuesit e 'PS 2025'

15:13, 08/09/2024
A+ Aa A-

Prezantimi i drejtuesve politikë të PS për fushatën e vitit 2025, konfirmoi edhe njëherë se qëllimi i Edi Ramës është që t'u japë imunitet politik të besuarve të tij që po hetohen nga SPAK për afera që kanë tronditur vendin.
Edhe pse tentoi që të tregojë se PS nuk mbron askënd, Rama e bëri të qartë se Rilindja është kthyer në folenë e hajdutëve qeveritarë.
Por cilët janë zyrtarët e Ramës që 'përfitojnë' amnistinë nga hetimet e SPAK, bazuar nga ajo që kemi parë publikisht?

Erion Veliaj u paraqit për mbi 7 orë më 30 prill në SPAK. Edhe pse tha se ishte mes kolegëve, në fakt u pyet për mega-aferën e inceneratorit të Tiranës.
Erjon Veliaj akuzohet si pronar faktik i inceneratorit të Tiranës dhe si aksioner i kompanisë 5D me 50% në një hotel shumëkatësh në mes të Durrësit. Aktualisht zyrtarisht nën hetim pasuror.

Ogerta Manastirliu u pyet për mbi 2 orë në SPAK më 19 shkurt të këtij viti. Ajo po hetohet për dosjen e sterilizimit, por edhe për afera të tjera.

Elisa Spiropali njihet si 'zonja 5 mln euro'. Emri i saj përflitet në disa prej dosjeve më të nxehta, duke nisur me Xibrakën. Po ashtu përflitet edhe bashkëshorti i saj. Opozita e akuzon për lidhje të ngushta me krimin e organizuar.

Emiriana Sako parakaloi tek zyrat e SPAK më 17 maj të këtij viti. Ajo u pyet për disa orë, por refuzoi të flasë për mediat. Jozyrtarisht mësohet se po hetohet për disa dosje. Emiriana Sako përveç të tjerave njihet kudo si ushtare e bindur e krimit të organizuar.

Benet Beci e ka një pjesë të stafit të tij jozyrtar elektoral të arrestuar nga SPAK. Ndërkohë opozita ka bërë thirrje disa herë për hetimin e tij nga SPAK për një seri skandalesh, por sidomos për bashkëpunimin me krimin e organizuar.
Benet Beci është i përfolur gjerësisht nga opozita, por dhe i hetuar për vjedhjet gjatë kohës që drejtonte KESH si dhe për lidhje kriminale me bandën e Bajrëve dhe Pëllumb Gjokës përmes të cilave siguroi mandatin.

Ulsi Manja ka një mal me dosje në SPAK, duke nisur nga ato për manipulimet elektorale e duke përfunduar tek denoncimet që janë bërë së fundmi ndaj tij.

Pandeli Majko e mori mandatin e tij nga një i arrestuar nga SPAK, kurse vetë është kandidat për hetime. Opozita e ka akuzuar për krime elektorale ndër të tjera.

Arbjan Mazniku u paraqit në SPAK për t'u pyetur për orë të tëra më 22 korrik. Ai akuzohet për dosjen e njohur si 5D. Po ashtu dyshohet dhe po verifikohet për afera të tjera.

Belinda Balluku u paraqit në SPAK më 15 maj të këtij viti për mbi 3 orë. Ndaj saj rëndon një mal me dosje. Kurse një pjesë të mirë të ish-vartësve i ka në pranga. Belinda Balluku përveç falsifikimeve të diplomave akuzohet për ryshfetin 50 milionësh në tunelin e Llogarase, si dhe e përfshirë në përfitimet dhjetëra milionë euro së bashku me vartësin e saj, Berberi që sot ndodhet në qeli.

Niko Peleshi ishte në SPAK në mars të këtij vito. Ai po hetohet për një seri skandalesh, duke nisur nga çështja e inceneratorëve. Niko Peleshi akuzohet si i lidhur drejtpërdrejt me abuzimet me pronat e ushtrise në jug si dhe me dosje të mëparshme si ministër Bujqësie ku ndihmoi në kalimin e jashtëligjshëm të doganes të tonelatave me plehra kimike të dëmshme dhe toksike për shëndetin.

Mirela Kumbaro ka firmën e saj në të paktën 23 dosje që ndodhen në duart e SPAK. Mirela Kumbaro është në qendër të skandalit të mbetjeve toksike të dala nga Porti i Durrësit nga një kompani e licencuar nga ministria e saj.

Ervin Demo akuzohet publikisht për një skemë të ngjashme me atë të 5D. Zyrtarisht nuk dihet nëse ka hetime të hapura ndaj tij, edhe pse denoncimet janë të shumta.

Blendi Çuçi është marrë në pyetje nga prokuroria për skandalin e Kombinatit të Poliçanit. Akuzat ndaj tij janë të shumta dhe vetë ai ka udhëhequr sulmet politike ndaj SPAK.

Blendi Gonxhe ishte ndër të parët që është paraqitur në SPAK që në vitin 2022. Ai është hetuar dhe pyetur për dosjet kur drejtonte DPSHTRR. Janë të shumta akuzat dhe denoncimet publike ndaj tij prej dekadash. Në 2005 kur fitoi Berisha, Gonxhe iku nga Shqipëria nga frika e arrestimit pasi ishte sekseri i Ramës për 5 vjet në bashkinë e Tiranës dhe historia, që nuk dinte sa apartamente kishte në Tiranë, është botërisht e njohur.

Drejtuesi politik për diasporën Taulant Balla është njeriu më i ngarkuar me dosje dhe akuza në mesin e 'rilindësve'. Është paraqitur në SPAK vjet. Po hetohet të paktën për dosjen e njohur si Toyota Yaris, ku implikohen edhe vetë Spakistët. Emri i tij del si i lidhur me bandat më kryesore në vend, duke nisur nga ato të Fushë Krujës, Elbasanit, Shkodrës, Fierit, etj. Akuzohet publikisht për porositje vrasjesh dhe mbyllje dosjesh për krime tronditëse në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco