Kreu i PD, Vlorë, Hoxha: Pse e riktheu në vëmendjen e shqiptarëve vitin e errët në historinë e Shqipërisë, Edi Rama?

Kreu i PD, Vlorë, Hoxha: Pse e riktheu në vëmendjen e shqiptarëve vitin e errët në historinë e Shqipërisë, Edi Rama?

15:12, 08/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i PD, Vlorë, Atird Hoxha ka reaguar pas fjalë së Ramës në Asamblenë e PS të mbajtur sot.

Hoxha është shprehur se çfarë nuk pret nga një mendje e sëmurë, që ka marrë peng vendin e shpresën e shqiptarëve, të cilët po largohen e largohen nga ky vend I bekuar!

Reagimi:

Po me 97-tën çfarë pati kryeministri I skandaleve dhe aferave korruptive dhe me gjysmën e qeverisë në burg e në arrati?!

Pse e riktheu në vëmendjen e shqiptarëve vitin e erët në historinë e Shqipërisë?

Pse I riktheu në vëmendjen e shqiptarëve zgjedhjet parlamentare të vitit 1997?!

Është e vërtet që PD në ato zgjedhje arriti rezultatin më të dobët, por ashtu është edhe e vërtet që ato zgjedhje u zhvilluan nën kërcënimin e armëve e bandave të majta dhe me komisionerë të majtë që qëndronin të armatosur në qendrat e votimit.

Të paktën vlonjatët nuk I kanë harruar të tilla skena në qendrat e votimit të Vlorës, në zgjedhjet e qershorit 1997!

Mos o zot që kryeministri I skandaleve dhe aferave korruptive të ketë në plan të tentojë të përsëris zgjedhje si ato të vitit 1997, në kushtet kur sondazhet që ai vetë kryen, rezultojnë me shtimin e pakënaqësisë së shqiptarëve ndaj keqqeverisjes së tij, korrupsionit galopant dhe kapjes së shtetit nga krimi I organizuar.

Çfarë nuk pret nga një mendje e sëmurë, që ka marë peng vendin e shpresën e shqiptarëve, të cilët po largohen e largohen nga ky vend I bekuar!

Çfarë nuk pret nga një mendje e sëmurë, I cili e pranon dhe e ligjëron diktaturën e sundimit të njëshit, kontrollit të të gjitha pushteteve nga vetë ai, duke e krahasuar dhe zbukuruar me “diktaturën” e një ekipi basketbolli.

Çfarë nuk pret nga një mendje e sëmurë, I cili përcakton edhe sa vota do të marë opozita në zgjedhjet e ardhshme, duke rikonfirmuar dëshirën e tij për të deformuar sistemin demokratik në këtë vend.

Mos o Zot!

Përgjigjen më të mirë lideri global do ta marë në zgjedhjet e afërta parlamentare, nga populli të cilin ai sot e trembi me hijen e zezë të rezultateve të zgjedhjeve të qershorit 1997.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco