Tre prej tyre ‘vizitojnë’  SPAK-n, ja gjashtë emrat që Rama i la jashtë Kryesisë së PS

Tre prej tyre ‘vizitojnë’ SPAK-n, ja gjashtë emrat që Rama i la jashtë Kryesisë së PS

14:40, 08/09/2024
A+ Aa A-

Shtatë burra dhe shtatë gra ishin 14 emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama, ku 10 prej tyre do të votohen nga Asambleja e PS  për përbërjen e Kryesisë.  Në listën e burrave janë: Arben Pëllumbi, Erjon Braçe, Eduard Shalsi, Pirro Vëngu, Pjerin Ndreu, Toni Gogu, Vangjel Tavo. Në listën e grave janë: Albana Koçiu, Anila Denaj, Delina Ibrahimi, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Klotilda Bushka dhe Lindita Nikolla.

Vihet re se nga kjo listë janë përjashtuar gjashtë emra të cilët Rama duket se nuk i do më në radhët e Partisë Socialiste dhe i ka lënë pa asnjë vendimarrje. Në listën e këtyre emrave janë: Armando Subashi, Ilir Beqaj, Olta Xhaçka, Ditmir Bushat, Mimi Kodheli dhe Blerina Gjylameti. 

Për tre të parët ndoshta arsyeja kryesore e mospërfshirjes në kandidaturat për Kryesinë janë hesapet e palara që treshja ka me SPAK dhe drejtësinë. Madje njëri prej tyre Ilir Beqaj ndodhet në qeli që në datën 4 korrik, për shkak të shpërdorimit të fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi.

SPAK ka thirrur po ashtu disa herë në SPAK, Xhakën për hetimin mbi shkelje të mundshme në dhënien me qira të bazës detare të Limionit, në periudhën kur zonja Xhaçka drejtonte ministrinë e Mbrojtjes. Po ashtu edhe shpallja e bashkëshortit të Xhaçkës si investitor strategjik në Himarë, duket se po i jep fund karrierës politike deputetes socialiste, në qeverisjen Rama. Armando Subashi, kryebashkiaku i Fierit gjithashtu po dyshohet si i përfshirë çështjen e Inceneratorit të Fierit. Po ashtu është paditur nga qytetarët e Fierit për abuzim me detyrën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco