INTERVISTA - 'Mesazhet e liga të Ramës', Koka: Figurat e spostura nuk është se do të kundështojnë vullnetin e liderit suprem...

14:25, 08/09/2024
A+ Aa A-

Në edicionin e mesditës ne SYRI TV ka qenë i ftuar gazetari Bledian Koka i cili ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe në mënyrë të veçantë deklaratat e kreut të rilindjes EdI Rama në Asamblenë e PS mbajtur gjatë ditës së sotme në Durrës.

Bledian Koka: Mendoj se ka disa mesazhe. Mesazhe me shume se sa zhvillime te brendshme në PS. Sepse unë mendoj se nuk ka zhvillime në PS, ka thjesht disa direktiva, ca urdhra që shpërndan zoti Rama dhe  po zbatohen në heshtje. Nuk është se ne po shohim ndonjë lloj vibrimi ose ndonjë kundëreagimi nga Taulant Balla që nuk është me drejtues politik i qarkut të Fierit, ose nga Erion Veliaj i cili u markua me Spiropalin dhe Mansatirliun. Këto figura nuk është se do të kundërshtojnë vullnetin e liderit suprem. Ata thjesht do të zbatojnë direktivat dhe do vazhdojnë punën sipas asaj që u ka caktuar lideri.

Problemi janë mesazhet që tha zoti Rama dhe mendoj se janë mesazhe që shkojnë dhe do të lexohen me kujdes nga opozita. Rama foli për herë të parë për planin e tij për të fituar 100 mandate dhe kjo është një kambanë alarmi për një njëri i cili e di që nuk mund ti marrë 100 mandate por synon të marrë mandatet që do ti lejojnë atij ndryshime kushtetuese pa pasur nevojën e negociatave. Ky është mesazhi i lig dhe paralajmërimi që u dha sot...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco