VIDEO/ Bushati: Rama po përgatit vjedhjen e zgjedhjeve të ardhshme, do të vërshojnë paratë e korrupsionit

13:50, 08/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e mesditës në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të diskutuar mbi vendimet që kryeministri Rama mori në asamblenë e PS ishte analisti, Andi Bushati.

Bushati është shprehur se kur plasi skandali i 5D Rama u shpreh se bashkohet me mesazhin e Veliajt ndërsa tani ai po e tkurr fuqinë e tij

"Mjafton të shikojmë fytyrën e Veliaj kur Rama i dha lajmin dhe duket se është një tkurrje e pozicionit të tij. Kur plasi skandali i 5D Rama u shpreh se bashkohet me mesazhin e Veliajt ndërsa tani ai po e tkurr fuqinë e tij.

Mesazhi këtu është i dyfishtë pasi nga njëra anë nuk do ta humbasi potencialin e madh financiar që Veliaj ka për të manipuluar zgjedhjet. Bashkë me të do të japë dhe mesazhin që me 5 D Veliaj është dikush që la ngrënë kumbulla dhe dardha pas meje.

Kur vjen fjala që më votoni mua unë Veliaj e bëj pak pis, por kur vjen fjala ëpr të grumbulluar vota për mua duhet edhe para e 5D Rama e pranon Veliajn. Kjo është kontradiktore dhe kjo i shërben vetëm një qëllimi i cili është vjedhja e zgjedhjeve të ardhshme."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco