VIDEO/ Saraçi: Rama zgjodhi të sulmojë denoncuesit për të mbuluar aferat e tij politike

13:13, 08/09/2024
A+ Aa A-

Në intervistën e ditës, në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, i ftuar kryeredaktori i Syri TV, Romir Saraçi, ku foli mbi Asamblenë Kombëtare të PS që u mbajt në Durrës.

Saraçi u shpreh se, Rama sot në këtë takim thejsht justifikoji ngjarjet e 11 viteve të fundit, e ku zgjodhi të sulmojë pikërisht ata që e kanë denoncuar për të mbuluar aferat e tij politike.

 

"Rama zgjodhi të justifikojë në mënyrë të përmbledhur gjithcka ka ndodhur në këto 11 vite.

Ai zgjodhi të sulmojë sot ata që e kanë denoncuar, zgjodhi të sulmojë opozitën si denoncuese, zgjodhi të sulmojë median, në vend të një shpjegimi, në vend të një justifikimi apo përgjegjësie për çfarë ka ndodhur këto 11 vite, për aferat korruptive , për nivelin e kriminalitetit etj etj, fajin e kishin denoncuesit sipas kryeministrit.

Afera e inceneratirëve nuk është bërë nga ata që kanë denoncuar, skandalet e koncensioneve nuk janë bërë nga denoncuesit por nga kjo qeveri dhe ky kryeministër."- u shpreh ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco