Kryesia e re e PS dhe Sekretariati, Rama përzë Xhaçkën dhe Bushatin/ Ja emrat që garojnë dhe votohen nga Asambleja

Kryesia e re e PS dhe Sekretariati, Rama përzë Xhaçkën dhe Bushatin/ Ja emrat që garojnë dhe votohen nga Asambleja

13:01, 08/09/2024
A+ Aa A-

Asambleja Kombëtare e PS-së do të zgjedhë sot anëtarët e rinj të Kryesisë dhe Sekretariatin, përmes një procesi votimi të 350 anëtarëve të forumit më të lartë politik, dalë nga Kongresi zgjedhor.

Për 10 vende vakante në Kryesinë e PS-së garojnë 14 emra, mes të cilëve përfshihen edhe Vangjel Tavo, kryebashkiaku i Himarës, si dhe ministrat Igli Hasani dhe Pirro Vëngu. Gjithashtu në garë përfshihen edhe deputetët Arben Pëllumbi, Erion Braçe, Eduart Shalsi dhe Toni Gogu.

Ndërsa në listën e zonjave përfshihen ish-kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ministret Anila Denaj, Albana Koçiu dhe Delina Ibrahimaj.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se gjithsecili do të matet sipas detyrës, ajo do të përbëhet nga të zgjedhurit e drejtpërdrejtë nga Asambleja, Sekretarit ekzekutiv dhe drejtuesit e qarqeve.

Në fjalën e tij, Kryeministri propozoi edhe dy nënkryetarë dhe sekretarin e Asamblesë. Si kandidatë për zv.kryetarë të Asamblesë janë propozuar Ilva Gjuzin dhe Besa Spahon, ndërsa për Sekretar Tonid Bejleri, aktualisht nënkryetar i bashkisë së Shkodër.

Ndërkohë mësohet se Rama ka hequr nga lista e krysëisë emrat e Olta Xhaçkës, Mimi Kodhelit, Ditmir Bushatin dhe Blerina Gjylametit,

Kandidatët për anëtarë kryesie

Burrat

Arben Pëllumbi

Erjon Braçe

Eduard Shalsi

Igli Hasani

Pirro Vengu

Toni Gogu

Vangjel Tavo

Zonjat

Albana Koçiu

Anila Denaj

Delina Ibrahimaj

Etlilda Gjonaj

Klodiana Spahiu

Lindita Nikolla

Klotilda Bushka

Sekretariati ekzekutiv

Blendi Klosi Sekretar i Përgjithshëm

Damian Gjiknuri Sekretar i Organizmit të Zgjedhjeve

Evis Kushi Sekretare e Gruas

Milva Ikonomi Sekretare për Programin

Romina Kuko Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare

Roi Bashaj Sekretar për Rininë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco