Spahia: Rama ka një skenar armiqësor, luftënxitës kundër Partisë Demokratike dhe Shqipërisë

Spahia: Rama ka një skenar armiqësor, luftënxitës kundër Partisë Demokratike dhe Shqipërisë

12:46, 08/09/2024
A+ Aa A-

Ish kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka reaguar me një postim në facebook pas deklaratave të Ramës në Asamblenë e PS kur tha se PD nuk do të marrë deputetë, as sa në 1997.

“Jeni po ajo parti që në vitin 97 me armë në dorë e me tre gishta lart njësoj si serbët, morët pushtetin me antishqiptarizëm”, shkruan Spahia.

Postimi i plotë:

Edi Rama ka një skenar armiqësor, luftënxitës kundër Partisë Demokratike dhe Shqipërisë.

Ai nuk e fsheh më qëllimin e tij për shuarjen e opozitës. Një skenar që kurrë s’ka për të ndodhur! Le të shohë ëndrra me sy hapur me ‘97-ën!

Jeni po ajo parti që në vitin 97 me armë në dorë e me tre gishta lart njësoj si serbët, morët pushtetin me antishqiptarizëm.

Jeni po ajo parti që izoloj Shqipërinë për gati 50 vjet nga civilizimi dhe demokracia dhe vazhdon ta mbajë larg edhe sot.

Shqiptarët e dinë që je i katërti kryetar i asaj partie, pas Enver Hoxhës, Ramiz Alisë dhe Fatos Nanos, ja rikujton edhe kur i drejtoheni njëri tjetrit me shoku apo shoqja sepse zotnillëkun nuk e njihni, por bën mirë që ju a kujton njerëzve se ndonjëherë harrojnë.

Çdo ditë që kryeministri i SKY/ENCROCHAT-it, kryeministri i bandave dhe i parave të pista, kryeministri i korrupsionit qëndron në pushtet, është një ditë akoma më e keqe për Shqipërinë.

Në 2025-ën, si shqiptarë kemi detyrë historike të shpëtojmë Shqipërinë nga armiku i saj më i madh, Edi Rama!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco