Muçollari: Studime europiane që nisin me qokë politike

Muçollari: Studime europiane që nisin me qokë politike

12:25, 08/09/2024
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari, ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook, ku u shpreh se raportet dhe kriteret që BE ka vendosur për Shqipërinë në rrugën drejt Brukselit janë të qarta.

Ato mund të ndryshojnë por qëllimi është i qartë, ne duhet të luftojmë korrupsionin.-ka shkruar ai

Muçollari ndër të tjera u shpreh se fjalimet e mbajtura përball 32 studentëve të huaj, janë fjalime nga një njeri që ka vjedhur taksapaguesit e tij, nga një njeri që abuzon me detyrën, me ligjin e me besimin e qytetarëve dhe një njeri që vendin e ka para drejtësisë.

 

Reagimi i Plotë:


Studime europiane që nisin me qokë politike
Voluminoze janë raportet e progresit dhe të qarta kriteret që BE ka vendosur për Shqiperinë në rrugen drejt Brukselit.
Ato mund të ndryshojnë nga viti në vit, por një percaktim ngelet aty i palevizshëm. Lufta ndaj korrupsionit.
Kontinenti i vjetër, organizmi i tij politik, na kerkon ta çrrenjosim këtë fenomen. Presioni që BE bën në këtë drejtim është patjetër një ndihmë. Vetem se këtë fundjavë, mesazhet u ngatërruan pakëz.
Predikimi ishte pak i ndryshëm nga aktet.
32 studentë që do nisin këtë vit studimet në Kolegjin e Europës qē u hap nē Tiranë, fjalët e para që degjuan nga podiumi i auditorit, ishin pikerisht nga njeriu qē u ka marrë taksapaguesve të tij 132 mln euro për një incenerator që nuk ekziston. Ishin tē atij që u ka marrë taksapaguesve të Tiranës, të pakten 30 mln euro, dhe ua ka dhënë 5 bashkepunetorëve të tij kryesorë, që ishin kujdesur t'i vinin firmës së tyre emër modern, 5D.
Ky personazh që ka gjysmën e drejtorëve në burg, dhe vetë po përfiton nga dhembshuria e kolegëve në SPAK, u hapi dyert europiane 32 studentëve nga vende të ndryshme.
Sigurisht, këta 32 studentë janë të vetmit të pafajshëm në këtë skenë.
Por atyre u kerkohet me zor tē pranojnë simpatitë personale të rektores dhe ambasadorit.
Sepse ato që do të mesojnë gjatë vitit akademik, me temë; transformimet europiane dhe integrimet, flasin për të kundertën e asaj që ndodhi në fundjavë. Flasin se dikush që abuzon me detyrën, me ligjin e me besimin e qytetarëve, e ka vendin para drejtësisë, e jo t'i jepet imunitet, të qendrojë mbi të tjerët, e me keq, të qeraset me aula për të ruajtur imazhin.
Klasa e Kolegjit të Europës nē Tiranë, deri në fund të studimeve do të kenë mesuar se ai që u hapi dyert e godinës dhe u mbajti leksionin e parë është dikush që ka kontribuar në korrupsionin madhor që pengon Shqipërinë të integrohet. Po deri atëhere, do kenê kuptuar diçka dhe për qokat politike që bëjnë disa nderkombetarë në Tiranë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco