Kemi patronazhistët, Rama: PD nuk do të marrë më shumë mandate së në vitin 1997...

Kemi patronazhistët, Rama: PD nuk do të marrë më shumë mandate së në vitin 1997...

12:09, 08/09/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së PS u shpreh se Partia Demokratike nuk do të marrë më shumë vota se në vitin 1997.

Sipas Kryeministrit, kjo është ajo që vetë kjo parti ka vendosur dhe ka zgjedhur të bëjë.

Me ironi Rama tha se nuk sheh filxhan dhe nuk parashikon të ardhmen, por “dimë të lexojmë mendjen e popullit, jo vetëm se kemi patronazhistët, por edhe me anketa”.

“Nuk shoh filxhan dhe nuk parashikoj të ardhmen, por dimë të lexojmë mendjen e popullit, jo vetëm sepse kemi patronazhistët, por kemi një strukturë shkencore, me anketa. Në zgjedhjet e ardhshme PD zor se do të marrë më shumë mandate së në vitin 1997. I vetmi ndryshim është se atëherë e tërë Shqipëria ishte në humnerën ku ra ajo parti. Disa thonë se Shqipëria sot është vend pa të ardhme dhe me borxhe, e me halle deri në fyt, por Shqipëria ishte kështu kur populli i largoi ata që e thonë këtë me të madhe”, tha Rama.

Një qëndrim i tillë i kreut të qeverisë është një alarm i vertetë i një diktature që tashmë është instaluar. Ai paralajmëroi se ashtu siç paraardhësit e tij bënë me 1997 me armë në dorë duke dhunuar dhe dogjën selitë e Partisë Demokratike, këtë gjë do të reklamonte edhe në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare. Një platformë e tillë tashmë ka nisur me burgosjen e kreut të opozitës dhe sjelljen në qevrisje të eksponentëve të bandave që bëjnë namin në të gjithë vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco