Berisha: Taulant Balla me Vath Stakën liruan terroristët që i vendosën tritol qytetarit

20:32, 07/09/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ u ndal dhe tek ngjarja që tronditi opionionin publik, ku ditën e sotme në maternitetin e Korçës lindi fëmijën e saj një 14-vjeçare, por për këtë rast u arrestua i fejuari i saj 21-vjeçar.

Ndaj të riut rëndon akuza për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur".

Akuzë të cilën Berisha e quajti të padrejtë, ashtu si dhe 'mbajtjen e babait pas hekurave', teksa krahasoi këtë me lirimin e terroristëve që i vendosën tritol qytetarit, nga Taulant Balla me Vath Stakën.

Sot po lexoja se kanë arrestuar për shkelje të ligjit të moshës së martesës babanë e një djali të sapolindur, i martuar natyrisht para kohe me dashuri me bashkëshorten e tij.

Mendojeni miq, ai ka foshnjen në shtëpi dhe vetë në qeli.

Taulant Balla, i cili me Vath Stakën, të urdhëruar nga banda, liroi terroristët që i vendosën tritol qytetarit për ta hedhur në erë, kalon nga një ministër në një ministër tjetër.

Altin Dumani, i cili merr në pyetje Ymer Lalën për vrasje, i denoncuar për vrasje nga dëshmitari i drejtësisë, në 90 pyetje që i drejton, asnjë pyetje për vrasjen dhe ekzoneron, e amniston nga vrasja.

Miq, a mund të pyesim Taulant Ballën: sa para të pagoi Suel Çela që të urdhëroi për të liruar vrasësit e tij në Shkodër?

Sa para të paguan Bajrët për të liruar autorët e vrasjes së porositur?

A mund të pyesim Dumanin, sa para o mercenar, të pagoi Ymer Lala për të mos e pyetur për vrasjen dhe për të mbyllur çështjen e vrasjes?

Miq, këto janë vetëm dy pyetje, por si këta janë me dhjetëra, janë me qindra.

Janë në prokurori, janë në gjykata.

Janë në kryeministri.

Janë bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco