Tubimi/ Studentja: Nuk do të largohem, ne do të luftojmë për liri

20:19, 07/09/2024
A+ Aa A-

Sot në rrugën e Shpresës mbajti fjalën e saj studentja nga Macukulli, Dea, ku bëri thirrjen e saj nga podiumi për të mos u larguar nga kjo 'luftë e shenjtë për liri'.

Dea u shpreh se, nuk do të largohet nga ky vend, për të mos u dorëzuar e për të mbajtur mend sakrificën dhe modelin e familjes.

Fjalimi i plotë

Mirëmbrëma demokratë

Mirëmbrëma profesor doktor Sali Berisha, ikonë e shpresës dhe luftës për dinjitet, liri e demokraci në atdheun tonë
 Unë jam Deja, studente
Vij nga Macukulli, aty ku është gdhendur fjala e parë e shqipes së shkruar, Formula e Pagëzimit 
Nga një familje dhe derë e fisme demokratësh. Vij si trashëgimi e amaneteve të gjyshit, stërgjyshit, luftëtarëve antikomunistë me emër, ku jo në pak raste e këmbyen me jetën. 
Demokratë fisnik të këtij qyteti, opozitarë luftëtarë, nën udhëheqjen e doktorit ju po ndaloni rikthimin e diktaturës. Unë kam ardhur për të thënë se nuk iki nga vendi im. Nuk largohem, nuk braktisim betejat. Kam ardhur të mësoj nga ju për luftën e shenjtë për të qenë të lirë dhe të bëhem një nga ju. Për të votuar si moshatarët e mi evropianë. Për të qenë krenarë nesër, se sot qëndruam. Për të rrëfyer të ardhmen se ne nuk u dorëzuam. Për të mbajtur gjallë në kujtesën time të re, nderin e demokratëve, modelin e  familjes, profesor Berishën.
 Ju faleminderit për mundësinë që më dhatë për të folur sepse me tepër kam ardhur të dëgjoj, të dëgjoj sakrificën tuaj.
Sot në ditën time të lindjes kjo është dhuratë e bukur për mua

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco