Tubimi/ Dashi: Opozita nuk është pronë e një partie politik, opozita jeni ju

20:11, 07/09/2024
A+ Aa A-

Në ditë e 250 të tubimit qytetarë , në Rrugën e Spresës mbajti fjalën e tij edhe anëtari i FRPD, Rubin Dashi, ku u shpreh se ngritja e zërit është një detyrë qytetare e çdo shqiptari.

Dashi tha se, opozita nuk është një parti politike por është e gjithë kjo shoqëri që duhet të reagojë kundrejt çdo padrejtësie.

Ai bëri thirrje të gjithë qytetarëve të ngrihen të reagojnë për të ardhmen pasi ndryshimi është në dorën e të gjithve ne.

 

 

FJALIMI I PLOTE:

Të dashur qëndrestarë,

Unë jam Rubin Dashi, një i ri nga Shkodra dhe anëtar i FRPD. Sot, dua të ndaj me ju një shqetësim që më mundon thellë – një mendësi që po helmon shoqërinë shqiptare: paragjykimi për ata që reagojnë.

Shpeshherë kur shkruaj, flas dhe ngre zërin për problemet që po kalon populli shqiptar, dëgjoj një kor pyetjesh: “Pse flet? Pse reagon? Ç'të duhet ty? Nuk ke gjë në dorë.” 

E këto fjalë nuk janë vetëm thikë për zemrën time, por janë gozhdë në arkivolin e një shoqërie që po i dorëzohet heshtjes.

Unë dua t’ju përgjigjem me forcë dhe bindje: Në radhë të parë, unë jam pjesë e një partie politike, dhe duke qenë pjesë e saj nje kemi një detyrim ndaj jush, qytetarëve, që na kanē besuar dhe na kanë dhënë votën e tyre. Ky është një besim që nuk e marr lehtë. 

Por më shumë se kaq, reagimi kundër padrejtësive dhe abuzimeve është një detyrim qytetar, një obligim moral që s'duhet kurrë të braktiset.

Edhe po të mos isha pjesë e ndonjë partie, a nuk është detyra ime, dhe e çdo shqiptari, të reagojmë për vendin ku jetojmë? Çfarë do të ndodhte nëse PD-ja do të zgjidhte të heshtte, të mos protestonte, të mos ngrinte zërin? Atëherë ju do të ngriheshit me ankesa, duke thënë se nuk ka opozitë.

Por e vërteta është kjo: Opozita nuk është pronë e një partie politike. Opozita jeni ju! Ju, qytetarët e thjeshtë, që duhet të reagoni ndaj çdo padrejtësie që ju bëhet çdo ditë. Ju jeni ata që mbani në duart tuaja fuqinë për të kërkuar llogari nga ata që keni votuar. Ju, dhe vetëm ju, keni në dorë fatin e kësaj qeverie.

Prandaj, ju them atyre që na shikojnë nga kolltuku dhe na gjykojnë: Zgjohuni! Protestoni! Ngrihni zërin tuaj! E ardhmja e këtij vendi nuk varet vetëm nga një parti apo një individ, por nga secili prej jush.

Ju faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco