Lisandër Hoxha: Që nga viti 2013, Shqipëria nuk ka pasur procese zgjedhore të mirëfillta por vetëm manipulime dhe vjedhje votash

18:25, 07/09/2024
A+ Aa A-

Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, u shpreh se që nga viti 2013, fatkeqësisht, Shqipëria nuk ka pasur procese zgjedhore të mirëfillta por vetëm manipulime dhe vjedhje votash.

“Fatkeqësi që në Shqipëri, prej vitit 2013 nuk bëhen më procese zgjedhore, nuk dua t’i rikthehem sërish retorikës politike që është përdorur shumë herë kjo gjë dhe njerëzit thonë ‘pse ju vjedhin’” u shpreh Hoxha.

Më e rëndësishmja është se si ta sjellim Shqipërinë në normalitet, se këtu janë prishur instrumentat, nuk ka shtet ligjor, nuk ka demokraci, paratë publike vidhen.

Pronat private dhe publike videon nga Rilindja dhe nga Edi Rama në veçanti.

Në këtë kontekst ça duhet të bëjmë ne që vendi të kthehet në normlaitet kushtetues –ligjor-demokratik.

Kjo është detyrë e PD ta bëjë me çdo mjet dhe mënyrë.

Ndaj thelbi i diskutimeve ka qenë mësazhi i kryetaritt ë PD dhe absolutisht shqetësimi i çdo shqiptari, përsa i takon situatës së rënduar të vendit tonë dhe pjesa tjetër janë diskutime normale që duhet të jenë në Këshillin Kombëtar dhe bëjnë mirë që janë.

Fatkeqësi që në Shqipëri, prej vitit 2013 nuk bëhen më procese zgjedhore, nuk dua t’i rikthehem sërish retorikës politike që është përdorur shumë herë kjo gjë dhe njerëzit thonë ‘pse ju vjedhin’?

De facto, në Shqipëri nuk bëhen më zgjedhje dhe PD i  kanë mbaruar instrumentat ligjore, juridike, demokratike për të ndërvperuar me qeverinë dhe apeli i  kryetarit të PD , është që të fillojmë mobilimin total të forcës tonë për të kushtëzuar, në mënyrë që të kemi një qeveri teknike dhe të mos i varim në qafe mëlçitë ujkut Rama, por të zgjedhim një qeveri besimi që ta çojë vendin në zgjedhje dhe pastaj le të fitojë më i mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco