Tirana po vdes përditë sepse mafia Veliaj ja ka mbërthyer thonjtë në fyt

Tirana po vdes përditë sepse mafia Veliaj ja ka mbërthyer thonjtë në fyt

17:17, 07/09/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Tirana qytet, që po vdes,pa ujë, me plehra dhe i helmuar me beton, pasojë e mafiozit Veliaj!

Kryeqytet ne agoni, vuajtje dhe asfiksim të plotë kjo është Tirana sot!

Kriza e mungesës së ujit ka pushtuar lagje të tëra super te populluara megjithse çmimi i ujit u rrit 45% dhe Veliaj premtoi ujë 24 orë dhe me çmim Bathoreje.

Kryeqytet primitiv ku qarkullojnë autbote uji për të furnizuar banorët pa ujë në një mot me 40 grade celsius.

Plehrat kanë mbytur këtë kryeqytet të plaçkitur e primitiv sepse lekët vidhen nga Veliaj me inceneratorë, që nuk ekzistojnë.

Kullat nuk ndalen megjithse dhjetra mijra apartamente janë bosh, të tjera kulla do të vzhdojne të ngrihen edhe në zemër të Tiranës përqark ish Teatrit Kombëtar.

Nje trafik asfiksues shkatërrimtar ku lumi i makinave hyn nē hinkat e krijuara nga Veliaj duke bllokuar qytetarët ne trafik dhe duke shkatërruar mjedisin.

Tirana po vdes përditë sepse mafia Veliaj i ka mbërthyer thonjtë në fyt asaj.

Tirana eshte qytet, që vret shëndetin me ajrin shumë të ndotur, me qytetin ku nuk leviz ajri sepse çdo koridor ajror është bllokuar me kulla.

Rritja e numrit të pacientëve me sëmundjet kardiovaskulare, tumorale apo atyre respiratore, shumë herë vjen si pasojë direkte e ndotjes së mjedisit.

Shkaktari kryesor për ndotjen e ajrit në Tiranë është trafiku. Të gjitha llojet e gazrave që emetohen janë janë gazra të helmëta.

Të gjithë këto faktorë ndikojnë pastaj në zinxhirin ushqimor, pra nuk mund të shmanget kontaminimi i ushqimit nëpërmjet ujërave të ndotur, nëpërmjet sendimenteve që vijnë nga ajri i ndotur në tokat bujqësore pra nhe hemim tërësor shumë agresiv ndaj shëndetit

Çdo qytetar i Tiranës sot ka te drejtë të plotë të reagojë e të revoltohet me çdo mjet e formē për të vetmbrojtur shëndetin dhe jetën, qe po ja vrasin përditë Veliaj me bandën e tij.

Drejtësia e kapur dhe blerë me eurot e inceneratorëve nuk do ta shpëtojë dot Veliaj ora e gjykimit ka ardhur.
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco