'Brezi i ri që do të ndërtojë urat e së ardhmes'/ Ambasadori i BE në Shqipëri pret 32 studentë nga 21 vende europiane

'Brezi i ri që do të ndërtojë urat e së ardhmes'/ Ambasadori i BE në Shqipëri pret 32 studentë nga 21 vende europiane

14:53, 07/09/2024
A+ Aa A-

32 studentë nga kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranë u mirëpritën zyrtarisht dje në selinë e Bashkimit Evropian nga Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato. Ky grup studentësh, që përfaqëson 21 vende evropiane, është pjesë e një brezi të ri që pritet të luajë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e një Evrope më të fortë dhe të bashkuar.

Ambasadori Gonzato theksoi se prania e Kolegjit të Evropës në Tiranë është një përpjekje e përbashkët mes shteteve anëtare të BE-së dhe autoriteteve shqiptare. Ai vuri në dukje rëndësinë e këtij projekti për të ardhmen e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vlerësoi mbështetjen e ofruar përmes bursave dhe ambienteve moderne, që u lejojnë studentëve të përfitojnë nga ky udhëtim akademik unik.

Gonzato inkurajoi studentët të përqafojnë mundësinë për të mësuar më shumë rreth Bashkimit Evropian, për të ndërtuar lidhje të reja dhe për të eksploruar Shqipërinë. “Shumë prej jush do të jenë ndër ata që do të udhëheqin vendet tuaja drejt anëtarësimit në BE,” tha ai, duke i nxitur ata të shfrytëzojnë maksimalisht eksperiencën që ky program ofron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco