'Ore je në terezi ti, ça shkolla thua? Këtu po ikin të gjithë!'/ Rama reklamon shkollën e re në Fier, komentuesit përgjigjen ashpër

'Ore je në terezi ti, ça shkolla thua? Këtu po ikin të gjithë!'/ Rama reklamon shkollën e re në Fier, komentuesit përgjigjen ashpër

13:09, 07/09/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga shkolla e re “Naim Frashëri” në Fier.

Kjo shkollë 9-vjeçare, thotë Kryeministri, është gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues këtë vit shkollor.

“Me shkollën e re “Naim Frashëri” në Fier, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Fierit, e cila është gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues këtë vit shkollor, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Por i janë përgjigjur ashpër komentuesit që e akuzojnë për shpopullim të vendit dhe korrupsion. Njëri prej tyre shkruan:

"Ore je ne terezi ti ca shkolla thua, ketu po ikin te gjithë, shkollat po mbeten pa nxenes, ne fshatra nga 3 femije janë ne klase, asgje nuk ben ti, vetem reklama dhe prodhon hajduta pa fund, mbeturina".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco