Flluska me ndërtimet/ Eksperti: Nuk mjafton SPAK, Qeveria dhe Parlamenti duhet të ndërhyjnë

12:00, 07/09/2024
A+ Aa A-

Armand Shkëmbi, agjent imobilar, ishte i ftuar sot në 'Edicionin e Paradites' në SYRI TV me moderatorin Bledi Marku për të diskutuar të rejat e fundit sa i përket tregut imobiliar në Shqipëri.

Shkëmbi u shpreh se SPAK-u nuk e rregullon dot problemin e parave të pista që hynë në Shqipëri pasi për këtë duhet një politikëbërje e mirë.

Sipas Shkëmbit,që tregu të jëtë i qëndrueshëm duhet të qarkullojë kapitali, do të thotë që pronat që nuk përdoren të nxiren në treg, sepse nëse prona rri bosh atëherë kapitali është i ngrirë, pra 50 mijë prona bosh janë 5 miliardë euro të ngrira që nuk qarkullojnë në treg.

'Unë nuk e di sa para të pista hynë në treg, por sa do të jenë, shumëzoi, pjestoi sa të duash por nuk mjafton vtëm eleminimi i tyre, nuk e rregullon dot SPAK-u këtë punë.

Këtë punë e rregullon politikëbërkja sepse venë lekët e të gjithë shqipëtarëve në indutrinë e pronave, jo vetëm lekët e pista. Shkojnë lëkët e të gjithë hqiptarëve, si atyre jashtë vendit edhe brenda, e kanë një formë invenstimi, pra une do të blejë dika dhe do t ashes kur te mbarojë.

Ka vende që të taksojnë shumë për pronëne dytë dhe të tretë, ka vende që nuk të lëjojnë të bleshë një pronë të dytë nën këtë cmim, sepse nuk i jepet mundsi klasës së mesmë, klasës punëtore të blejë një shtëpi.

Që tregu të jëtë i qëndrueshëm duhet të qarkullojë kapitali., do të thotë që një shtëpi që nuk e përdor ta nxjerësh në treg, ta japësh më qera apo për shitje, Nëse prona rri bosh atëherë kapitali është i ngrirë, pra 50 mijë prona bosh janë 5 miliardë euro të ngrira që nuk qarkullojnë në treg. ' - u shpreh Shkëmbi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco