Tritan Shehu komenton axhendën 'Gender' të Rilindjes në shkolla: Rregjim, që tenton të deformojë edhe femijët!

Tritan Shehu komenton axhendën 'Gender' të Rilindjes në shkolla: Rregjim, që tenton të deformojë edhe femijët!

11:11, 07/09/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë demokratike, Tritan Shehu, ka denoncuar tentativat e Ministrisë së Arsimit dhe Rilindjes në tërësi për imponimin e axhendave ‘Gender’ në tekstet shkollore.

Më konkretisht deputeti Shehu ka komentuar kopertinën e librit të “Gjuhës Shipe” kun ë të shfaqe një foto e një burri transeksual, pra një burrë me mjekër dhe fustan me ngjyrat e ylberit.

“Nuk kemi të bëjmë me rastësi, por me një strategji të rregjimit, të rrezikeshme  Gender për orientimin seksual që në moshën e re fëminore”, - thotë demokrati Shehu në një postim në rrjetin social Facebook.

Postimi i Plotë:

Kopertina e tekstit zyrtar te “Gjuha Shqipe” per femijet, eshte nje insult cinik mbi femijet, zhvillimin, te ardhmen e vizionin e tyre per jeten dhe Familjen.

Ne nje tekst te tille, qe do te nderohej me figurat e Rilindasve tane, paraqitje grafike te etapave madhore te gjuhes shqipe si Kongresi i Manastirit etj, behet nje provokacion i rende ndaj “Gjuhes” e nxenesve te vegjel te saj.

Nje kopertine ndesh dhe me principet edukative te femijeve, qe kerkon te influencoje keq ne rrugen e jetes duke e deformuar ate e krijuar konfuzion.

Nje femije duket aty e mbi ate nje “burre” me mjeker i veshur me fustan ngjyrash “ylberi”, duke kercyer zbathur si grua!!!

Ketu nuk kemi te bejme me rastesi, por me nje strategji te rregjimit, te rrezikeshme Gender per orientimin seksual qe ne moshen e re feminore.

Me pasoja thellesisht negative ne te gjithe rritjen e femijes, komportamentin seksual te tij edhe mbas pubertetit.

E bazuar kjo mbi genjeshtra pseudo shkencore sipas te cilave zgjedhja seksuale qenka e para caktuar genetikisht, mashtrim ky!

Sepse nuk ka asnje demostrim genetik, asnje te dhene shkencore te vertetuar genetikisht, qe te vertetoje kete teze te komuniteteve LGBT etj.

Perkundrazi dihet qartesisht roli i ambjentit, edukimit normal e real mbi femijet per ecurine e me voneshme seksuale e te pergjitheshme te tyre.

Ketu kemi te bejme me ideologji anti familje te majta populiste, qe tentojne te shkaterroje per qellime te errta themelet e Jetes e Familjes prej nje burri e nje gruaje nen martese e me shprese femijet genetike apo adoptive ata.

Kjo si garanci e egzistences fizike, vlerave te shoqerise dhe femijeve vete.

“Institucione” sublime ato, qe mbrohen edhe nga ligjet tona.

Te tilla provokacione godasin jo vetem vlerat por dhe kontekstin e ligjeve tona.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco