Berisha: Narko-drejtori i ri i policisë së shtetit, përfaqësues bandash!

Berisha: Narko-drejtori i ri i policisë së shtetit, përfaqësues bandash!

11:11, 07/09/2024
A+ Aa A-

Sali Berisha, lideri i opozitës dhe i njohur për postimet e tij të rregullta në Facebook, ka ndarë sërish një denoncim nga një qytetar.

Në këtë rast, ai ka kritikuar ashpër drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, duke e cilësuar atë si një përfaqësues të bandave kriminale dhe përgjegjës për dhunimin e zgjedhjeve dhe kanabizimin e vendit.

LEXO EDHE: 'Drejtori i ri Policisë së Shteti është paracaktuar, jo me zgjedhje, por nga klanet': Ja kush do të jetë...
POSTIMI I BERISHËS
Narko-drejtori i ri i policisë së shtetit, përfaqësues bandash!
Ai mban medalje të zezë. Medaljen e zezë të dhunimit të zgjedhjeve dhe medaljen e zezë të kanabizimit dhe trafikimit.

 Lexoni mesazhin e oficerit dixhital.
Mgj Doktor, jame punonjes policie ne Elbasan. Po just shkruaj te ju informoj se Ilir Proda aktualisht eshte Drj Policie ne Elbasan, i emruar me propozim te Taulant Balles pasi gjate fushates te vitit 2021 ishte shef Komesarjatit ne Elbasan dhe ka qene nje nder personat me kryesor qe ka cenu zgjedhjet, eshte ushtare i Suel Celes dhe ka nje vite qe eshte i lidhur me Ergys Agasin. Ai eshte perfshire ne vitin 2015 - 2017 ne kultivim e trafikim te lendeve narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco