'Drejtori i ri Policisë së Shteti është paracaktuar, jo me zgjedhje, por nga klanet': Ja kush do të jetë...

'Drejtori i ri Policisë së Shteti është paracaktuar, jo me zgjedhje, por nga klanet': Ja kush do të jetë...

07:13, 07/09/2024
A+ Aa A-

Vënia para faktit të kryer dhe më pas dorëheqja e imponuar e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut, u bë kryelajm të enjten e javës që po lëmë pas.

Fillimisht ministri i Brendshëm përhapi lajmin në media se kishtë hapur garën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kur Muhamet Rrumbullaku ishte ende në detyrë dhe as nuk ishte shkarkuar e as nuk kishtë dhënë dorëheqje.

Vënia para faktit të kryer me lajme bëri që pak orë më vonë vetëm Rrumbullaku të bëjë me dije dorëheqjen.

Të premten ministri Ervin Hoxha mbajti një taki me drejtuesit e lartë të policisë në të gjitha qarqet dhe pasi mbajti një fjalim patetik për sukseset imagjinare të policisë në dekadën e fundit njoftoi se ka hapur garën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe u bëri thirrje kujdo nga radhët e policisë që ka ambicie të bëhet pjesë e konkursit.

Po zëra brenda radhëve të Policisë së Shteti dhe jashtë saj e dinë tashmë se gara do të jetë fiktive dhe dinë edhe emrin e drejtorit të ri.

Avokati Arben Llangozi ka publikuar një status në rrjetin social Facebook ku bën të ditur se prej një jave ai dinte ditën kur do “jepte” dorëheqjen Muhamet Rrumbullaku dhe dinte edhe emrin që dota zëvendësojë, bëhet fjalë për Drejtorin e Policisë Vendore të Elbasanit, Ilir Proda.
 
Llangozi thotë se gara që ka hapur ministri Ervin Hoxha është fiktive pasi tashmë dihet se është paracaktuar fituesi i kësaj gare.
 
Postimi i avokatit Arben Llangozi:

Ilir Proda i DVP Elbasan është drejtori i ardhshëm i Policisë Shtetit / Gara që propozoi Ministri i Brëndshëm do të jet fiktive dhe propagandë

Ministri i Brëndshëm Ervin Hoxha tha se do bëhet garë për drejtorin e përgjithshëm të policisë shtetit.

Ndërkohë unë po bëj 1 javë që mora vesh datën se kur do të japin dorheqje Muhamet Rrumbullaku dhe mora vesh edhe drejtorin e ri të policisë së shetetit.

Mora vesh se drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të zgjidhet Ilir Proda.

Pra gara është fiktive dhe po bëhet për propagandë, për ti hedhur hi syve popullit.

Pra që ta din të gjith Ilir Proda do të jetë Drejtor i Përgjithshëm dhe jo me garë por është zgjedhur me urdhër nga klanet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco