Tensionohet situata mes Kosovës e Serbisë/ Prishtina përgjigjet me të njëjtën ‘monedhë’, mbyll Burnjakun!

Tensionohet situata mes Kosovës e Serbisë/ Prishtina përgjigjet me të njëjtën ‘monedhë’, mbyll Burnjakun!

22:53, 06/09/2024
A+ Aa A-

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se pas paralajmërimit të grupeve ekstremiste serbe për protesta, janë vërejtur grupe ekstremistësh të maskuar të cilët në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe i kanë kthyer udhëtarët.

Ai tha se një familje që po udhëtonte në Gjermani është kthyer prapa me forcë.

“Para pak çastesh, një familjes e cila po udhëtonte për në Gjermani, i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit dhe është kthyer prapa me forcë. Kjo po ndodhë para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkë fajtore. Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne", ka shkruar ministri.

Ai tha se deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të pa pengueshëm dhe të sigurtë për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco