SYRI TV/ Vijon protesta e banorëve të Thumanës: Do vazhdojmë derisa të ketë akses në autostradë

22:45, 06/09/2024
A+ Aa A-

 

Ka vijuar edhe këtë të premte protesta e banorëve të Thumanës të cilët kërkojnë akses përmes hyrje-daljeve në Autostradën Thumanë-Kashar.

Një përfaqësi e tyre kanë zhvilluar takim me Kryebashkiakun e Krujës, që u premtoi për një zgjidhje në rrugë zyrtare.

Në të kundërt banorët thonë se nuk do i ndalin protestat, madje do të jenë më të përshkallëzuara.

SYRI TV

Banorët e Thumanës vijojnë protestat për të kërkuar akses përmes hyrje-daljeve në Autostradën Thumanë-Kashar.

Edhe këtë të premte ata bllokuan për disa minuta rrugën kryesore, duke bërë thirrje që të ofrohet zgjidhje për mijëra banorë dhe biznese të zonës.

Protesta është ndjekur nga një numër i madh i punonjësve të policisë së rendit, të repartit shqiponja dhe të ndërhyrjes së shpejtë.

Protestuesit bënë me dije se një përfaqësi prej 10 banorësh janë pritur në takim nga Kryebashkiaku i Krujës, i cili u premtoi për një zgjidhje në rrugë zyrtare, që pritet të finalizohet ditën e hënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Nëse ndodh e kundërta, banorët thonë se nuk do i ndalin protestat, madje do të jenë më të përshkallëzuara.

Nëse nuk u ofrohet zgjidhje sipas premtimeve, të mërkurën banorët do të protestojnë sërish pa afat, derisa t’u mundësohet aksesi në autostradë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco