SYRI TV/ Largimet e drejtuesve të Policisë së Shtetit, Salianji: Kurban i Edi Ramës për skandalin TIMS

21:53, 06/09/2024
A+ Aa A-

 

Largimet e Drejtuesve të Policisë së Shtetit, Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ka cilësuar si kurban të kryeministrit  Edi Ramës për shkak të skandalit të Sistemit Tims.

Sipas Salianjit, Edi Rama largoi 2 ministra dhe këtë të premte  të gjithë kupolën e Policisë, pasi nuk kryen siç duhet porositë për vjedhjen e Tims.

Salianji u shpreh se gjetjet e Komisionit hetimor për Tims do të çohen në SPAK për ndjekje penale të përgjegjësve.

SYRI TV

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili ka drejtuar komisionin hetimor parlamentar për sistemin Tims denoncoi faktin se drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit  janë hequr nga Edi Rama për shkak të mos kryerjes ashtu sicc duhet të porosive për vjedhjen e këtij sistemi.

Në një konfernencë për mediat nga selia blu, Salianji u shpreh se drejtuesit e lartë të Policisë së Shteit të cilët duhet të sigurojnë rendin në vend, përdoren politikisht nga kryeministri Edi Rama.

Salianji hodhi akuza edhe në drejtim të përgjegjësve të  këtij skandali korruptiv, si dhe bëri me dije se gjetjet e Komisionit hetimor për Tims do të çohen në SPAK për ndjekje penale të  tyre.

Sa i takon mënyrës  për zgjedhjen e drejtuesve të rinj, Deputeti Salianji e cilësoi si një komision politik.

Ervin Salianji u shpreh se jo vetëm të dhënat e sistemit TIMS por në duart e bandave kriminale është  rendi dhe siguria e vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco