Berisha: Qeveria teknike, hapi i fundit nga fitorja jonë! Prandaj tani e tutje vetëm sulm, sulm dhe vetëm sulm

20:38, 06/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka theksuar se qeveria teknike është hapi i fundit nga fitorja e opozitës.

‘Qeveria teknike, hapi i fundit nga fitorja jonë! Prandaj tani e tutje vetëm sulm, sulm dhe vetëm sulm’, u shpreh Berisha në tubimin qytetar në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Në këtë betejë mbetet vetëm një hap i fundit nga fitorja jonë, qeveria teknike.

Sepse në zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk shkohet me Lukashenkon e Ballkanit.

Me Maduron e Europës.

Prandaj dhe njëherë, nga sot e tutje: sulm, sulm dhe vetëm sulm.

Qeveri teknike.

Fitore!

T’i tregojmë narkoshtetit forcën e vërtetë të vlerave të demokracisë që mbron PD.

Të sjellim qeverinë teknike dhe pastaj të matemi në zgjedhje të lira, të ndershme se me kë janë shqiptarët.

Me krimin, drogën dhe dhunën apo me dinjitetin, lirin, familjen, demokracinë dhe kombit.

Miqtë e mi, edhe njëherë rikujtoj se në të gjitha diktaturat, në polle diktatori del më i pëlqyeri.

Kjo ndodh edhe sot me Edi Ramën, por u garantoj se nesër në një betejë elektorale të barabartë dhe të ndershme do marrë edhe më pak se ç’mori partia e tij në vitin 1992.

Rrofshi ju, rroftë PD.

Rroftë familja.

Rroftë demokracia.

Rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco