Tubimi/ Çela: Prioritet duhet të kenë qytetet që po boshatisen, duhet të ringjallim shpresën

20:17, 06/09/2024
A+ Aa A-

Sot në ditët e 249 të tubimit qytetarë në Rrugën e Shpresës mbajti fjalën e tij edhe kryetari i PD Pogradec, Gent Çela, i cili shprehu shqetësimin e tij për largimin e të rinjve nga qyteti i Pogradecit dhe jovetëm.

Shkollat janë boshatisur në Pogradec, e në të gjithë vendin në 10 vitet e fundit janë mbyllur 300 shkolla. –u shpreh Çela.

"Pogradeci nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra nga e gjithë Shqipëria, fatkeqësisht në Pogradec prej vitesh tashmë nuk lind më njeri fëmijët e tyre në atë maternitet.

Për të vazhduar në shkolla ku askush nuk zgjedh të studiojë, në shkolla të cilat vazhdojnë të mbyllen. Në 10 vite, në të gjithë Shqipërinë janë mbyllyr 300 shkolla dhe është alarmante.

Të rinjë që largohen dita ditës nga Shqipëria nga Pogradeci dhe fatkeqësisht në fshatra të tërë nuk gjen më fëmijë.

Aty kanë mbetur me numrat e dorës të rinjtë që zgjedhin të jetojnë aty. Të rinjë që vitet e të cilëve kalojnë para syve tanë si një kohe e humbur e pashpresë.

Duhet të kenë prioritet qytetet tona të cilat boshatisen, shkatërrohen dhe vritet shpresa çdo ditë. Kjo duhet të jetë frymëzimi ynë për të kthyer ringjallur shpresën tek cdo vend i Shqipërisë."- u shpreh ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco