Garo: Boritë e optimizmit po bien, mandati i katërt nuk i duhet lejuar kurrsesi Ramës

Garo: Boritë e optimizmit po bien, mandati i katërt nuk i duhet lejuar kurrsesi Ramës

20:22, 06/09/2024
A+ Aa A-

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo, gjatë tubimit të sotëm poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, u shpreh se Partia Demokratike tashmë është e bashkuar, ndryshe nga disa vite më parë.

“Jemi te gjithe bashke, jo me te ndare, te perçare. Jemi te gjithe bashke e ndryshe nga disa vite me pare, te gjithe ne njohim per kryetar Sali Berishen! Dhe jo se e caktoi gjykata, por sepse ate duan demokratet dhe se ai eshte fryma e kesaj partie” u shpreh Garo.

Zëdhënësja e PD u shpreh gjithashtu se 3 mandate ishin mjaftueshëm për Ramën, dhe se mandati i katërt nuk duhet lejuar kurrsesi.

Fjala e plotë:

Une erdha ne PD sepse e besova Sali Berishen!

Foltorja ishte nisma me e jashtezakonshme e ish kryeministrit Berisha. Demokratatet kishin nevoje te shpreheshin, te degjoheshin dhe te ishin te hapur dhe kjo ndodhi. Kishin nevoje te zgjoheshin, per tu kthyer tek vlerat e djathta qe ndajme te gjithe.

Ne foltore, Me te gjithe kunder ne u forcuam dhe me shume, e ndjeme se ndryshimi po vinte.

Madje po i ndjenim aromen pushtetit, me gjithcka kunder.

Grate ishin me ne, Te rinjte ishin me ne, me deshiren per tu promovuar, per te qene prane doktorit. Entuziazmi i jashtezakonshem.

Pastaj u kthyem ne seli, u bene zgjedhjet ne Parti dhe entuziazmi u zbeh disi.

Kaluam shume ne demokratet, protesta, gaz lotsjelles, frike, heqje nga puna, presione, vjedhje zgjedhjesh, krime te pafundme elektorale, mungese mbeshtetje nga nderkombetare e insitucione…. Por prape jemi ketu, prape rezistojme. Disi me te heshtur, por gati per te sulmuar kur zjarri te ndizet!

Jemi te gjithe bashke, jo me te ndare, te perçare. Jemi te gjithe bashke e ndryshe nga disa vite me pare, te gjithe ne njohim per kryetar Sali Berishen! Dhe jo se e caktoi gjykata, por sepse ate duan demokratet dhe se ai eshte fryma e kesaj partie.

Une i kuptoj dhe mirekuptoj pakenaqesite mes nesh, vleresoj dhe faktin se ne i themi gjerat hapur se fundja jemi partia demokratike.

Por ne kete rast, ne jemi ne situate beteje. Duhet ti leme pas pakenaqesite, te behemi bashke e te fitojme! Po te fitojme si? Duke besuar!

Duke shpresuar e duke u krenuae per ate qe jemi e cka perfaqesojme.

Ne trokasim tek shqiptaret ballehapur, me koken lart, sepse nuk kemi lidhje me kete qeveri qe vetem vjedh.

Vulen e flamurin nuk i kishim ne dore, por forcen po!

Si do fitojme? Absolutisht me kryetarin tone me vete. Edhe pse ne arrest forca e tij duhet te motivoje per te ndjekur edhe ne duhet te bejme cdo perpjeke per te patur mes nesh.  Pa sali berishen, nuk ka fitore sepse pa te nuk ka besim.

Demokratet e dine qe Vetem sali berisha arrin ate qe ve objektiv! Qe Ai eshte njeriu i kuzave te drejta, dhe sic e thote edhe doktori vete kauzat e drejta nuk vdesin kurre.

Te dashur demokrate, Borite e optimizmit po bien! Edhe 9 muaj ne duhet te aktivizohemi te kuptojme se tani sna pengon me as vula as flamuri, as bashkimi, as partia e Lulzim Bashes per te fituar!

Fitorja varet vetem nga ne. Ti zgjojme njerezit, te tregojme se jemi me te mire, se jemi ne te drejte, se tani jemi gati ta sjellim opoziten ne pushtet. Ti japim shprese jo vetem opozitareve, po te gjithe shqiptareve se nje ere e re po vjen!

Se diasporen e kemi me ne!

Se Shqiptaret brenda dhe jashte do te na mbeshtesin per ta kthyer vendin ne rrugen e drejte.

3 mandante jane boll per Edi Ramen! Ne nuk do ta lejojme mandatin e 4!

Proteste, sulm, besim dhe fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco