Berisha: Këto 9 muaj PD duhet të njohë vetëm sulm! Fitorja e opozitës do të jetë opsioni ynë i vetëm

Berisha: Këto 9 muaj PD duhet të njohë vetëm sulm! Fitorja e opozitës do të jetë opsioni ynë i vetëm

19:59, 06/09/2024
A+ Aa A-

Lideri demokrat, Sali Berisha thotë se në një situatë komplekse e të pazakontë në të cilën ndodhet vendi për shkak të Edi Ramës, përgjegjësia e vetme  e PD është largimi i tij dhe rikthimi i votës së lirë të shqiptarëve.

Sipas Berishës, kjo është kauza e të gjitha kauzave për demokratët dhe qytetarët shqiptarë, që do t’i udhëheqë ato në 9 muajt e ardhshëm. Kryedemokrati Berisha paralajmëroi se ky do të jetë një sulm pa kthim prapa, si opsioni i vetëm për të arritur fitoren.

Në të gjithë këtë situatë komplekse, por jo pa rrugëdalje, kemi një përgjegjësi dhe vetëm një: përgjegjësia jonë është, largimi i Edi Ramës dhe rikthimi i votës së lirë të shqiptarëve që kanë humbur pothuaj prej një dekade.

Detyrë vërtetë e vështirë, por absolutisht e realizueshme. Kjo sepse është një kauzë e drejtë, dhe një kauzë e drejtë nuk vdes kurrë.

Aktualisht, kjo është kauza e të gjitha kauzave për demokratët dhe qytetarët shqiptarë. Është kauza që bën krenarë dhe frymëzon të gjithë ata që ngrihen, e mbrojnë dhe sakrifikohen për të.

Por pas përmbysjes së diktaturës komuniste, ky është edhe misioni i ri historik më përcaktues për fatin e PD, shtetit ligjor, integrimit europian.

Natyrshëm lind pyetja: a ka forca jonë politike fuqinë për të realizuar këtë kauzë?

PD këto 9 muaj e thashë edhe njëherë duhet të kalojë nga mbrojtja në sulm, dhe secilin nga ne duhet të përsërisim dy fjalë: sulm dhe fitore.

Këto 9 muaj PD duhet të njohë vetëm sulm dhe fitore. Këto 9 muaj, secili nga ne duhet të njohë vetëm sulm, sulm dhe fitore.

Këto 9 muaj, fitorja e opozitës do të jetë opsioni ynë i vetëm, etano epitas, me të ose mbi të.

Ky do të jetë 9 muajt e ardhshëm dhe qendrimi i PD. Sulm pa kthim prapa. Vetëm me këtë qendrim ne do të fitojmë, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco