Berisha: SPAK organizatë kriminale, prokurori private e Edi Ramës! Si e tillë s’mund të hetojë krimin elektoral

19:53, 06/09/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë Mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, u shpreh se prokuroria është ktyer në pronë private të Edi Ramës, duke mos hetuar dot kështu krimin , por duke u bërë palë me të.

‘SPAK, Prokuroria private e Edi Ramës nuk mund të hetojë krimin elektoral, sepse ai ka amnistuar në mënyrë kriminale aferën e grabitjes së miliarda eurove në Portin e Durrësit nga Edi Rama dhe Alabari i tij’, u shpreh Berisha.

 Zonja dhe zotërinj!

Shqipëria, njëlloj si një diktaturë bandash dhe llojeve të tjera, ekzekuton votën para se të hyjë në kuti.

Po kështu, edhe funerali i saj mbyllet natën e votimit. Mbi 99% e të gjitha ankesave, dokumenteve të opozitës mbi ndërhyrjet brutale në procesin zgjedhor, hidhen poshtë nga organet e mobokracisë, armike të egra të opozitës, por edhe ligjit, Kushtetutës dhe demokracisë së vendit.

Të besosh se SPAK do ndëshkojë krimin elektoral, në një kohë kur ajo organizatë elektorale, prokurori private e Edi Ramës amniston Edi Ramën, Erion Veliajn për vjedhjen me një dorë të vetme të 130 mln euro vetëm me inceneratorin e Tiranës, dhe që me urdhër të Edi Ramës, sepse ky i fundit me shkrim dhe me gojë ka kundërshtuar 4 herë ngritjen e tij, do të thotë të mashtrosh veten, publikun dhe të bësh avokatin e një organizate kriminale.

Të dashur miq, SPAK nuk mund të hetojë krimin elektoral, sepse si Prokurori private e Edi Ramës nën urdhrat e tij ka amnistuar të gjitha dosjet e vjedhjeve nga Edi Rama dhe shpura e tij. Miliarda euro fonde publike.

SPAK, Prokuroria private e Edi Ramës nuk mund të hetojë krimin elektoral, sepse ai ka amnistuar në mënyrë kriminale aferën e grabitjes së miliarda eurove në Portin e Durrësit nga Edi Rama dhe Alabari i tij.

Të besosh se SPAK, Prokuroria private e Edi Ramës do hetojë krimin elektoral të Edi Ramës dhe ministrave të tij, në një kohë që amniston Edi Ramën për korruptimin e McGonigal në të cilën Gjykata e Uashingtonit e dënon sepse u korruptuan nga Edi Rama, do të thotë të tallesh me veten tënde, por edhe të mbrosh Edi Ramën dhe krimin e tij elektoral.

SPAK nuk mund të hetojë dhe as të dënojë krimin e tij elektoral të Edi Ramës, sepse është organizatë kriminale, Prokurori private e Edi Ramës që amniston Edi Ramën kur në shkelje të ligjeve të vendit i dhuron vëllait të vet, Olsit, me firmën e tij, 37 mijë m2 tokë duke ua grabitur si dikur regjimi komunist pronarëve legjitimë.

SPAK nuk mund të hetojë krimin elektoral të Edi Ramës sepse është organizatë kriminale, Prokurori private e tij që amniston me urdhër të Edi Ramës, Amant Josifin, ortakun e Olsi Ramës, që i grabitën së bashku qytetarëve të vendeve të BE miliarda euro me skemën e Bitcoin.

SPAK, nuk e heton dot krimin elektoral të Edi Ramës sepse është prokurori private e tij që amniston me urdhër të tij ministrin kriminel, Taulant Balla, i cili vërtetohet se me urdhër të kapobandave ka liruar autorët e aktit terrorist, të asgjësimit me tritol të qytetarit në Shkodër.

SPAK nuk mund të hetojë krimin elektoral të Edi Ramës, pasi si organizatë kriminale dhe prokurori private e tij amniston Linda Ramën dhe kunatën e saj, Frangu, me gjithë regjistrimin e ndërhyrjeve të tyre kriminale në afera tenderash korruptivë.

SPAK është organizatë kriminale, prokurori private e Edi Ramës, dhe si e tillë nuk mund të hetojë krimin elektoral, sepse amniston Olsi Ramën, njërin prej eksponentëve më kryesorë të klanit shqiptaro-kolumbian të Xibrakës.

Kjo është e vërteta që gjendet sot para nesh. Kjo është gjendja reale në këtë vit elektoral. Të vërtetën duhet ta shohim drejt e në sy dhe me guxim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco