Zhulali: Kosova të përqëndrohet në BE. Rama ka vëllazëri me Vuçiç, s’i intereson Prishtina!

18:16, 06/09/2024
A+ Aa A-

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilda Zhulali thotë se Kosova duhet të përqëndrohet në pilitikën e saj të jashtme në BE, për të forcuar diplomacinë me komisionerët e rinj që do të vijnë në detyrë.

E ftuar në Syri Tv në edicionin e pasdites me moderator Edvin Parruca, Zhulali tha se Kosova duhet të përqëndrohet në BE dhe në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në SHBA se kush do të jetë fitues, në mënyrë që të çojë më tutje agjendën e saj diplomatike, përballë rrezikut të destabilizimit nga forca të tjera, si Serbia dhe Rusia.

Sa i përket politikës së Tiranës Zyrtare dhe kryeministrit Rama ndaj Prishtinës dhe lidërve të saj, Zhulali thotë se Rama ka më shumë raporte vëllazërore me presidentin Aleksandar Vuçiç.

Vizita e kreut të CIA-s në rajon, kur bëri takime, janë rreziqe evidente që duhet ta bëjnë qeverinë e Kosovës të drejtpeshojë qëndrimet dhe stratëgjinë e saj në të ardhmen.

Vetëm pas nëntorit do zgjidhen organet e reja të BE, ato do të jenë funksionalë në detyrat e tyre. Lajçak e ka mbyllur mandatin e tij, ai sot s’ka më legjitimitet dhe peshë për ta vijuar këtë dialog, në një kohë kur dështoi në dialogun Kosovë-Serbi.

Sa i përket zgjedhjeve në SHBA, vëmendja nuk është e përqëndruar në Kosovë, po në atë që ndodh në SHBA.

Kosova duhet të përqëdrohet në BE dhe zgjedhjet e komisonerëve, si dhe kush do dalë fitues në SHBA. Veçanërisht synimi në KiE, avacncimin në BE, NATO, 3 prioritet absolute të jenë të Kosovës.

Padyshim që është element kyç, uroj që në vendimarrjen e qeverisë së Kosovës, të mbizotërojë interes më i lartë se sa zgjedhjet, duhen përllogaritur kostot dhe përfitimet nga qasja që do të ndiqet.

Të jemi të vetëdijshëm, që në qarqe të caktuara në BE të flitet për statusin e Kosovës. Për ne është mbyllur me paketën Ahtisari, ekzistencën e sukseshme të Kosovës, por kjo nuk mjafton. Zhvillimet ndërkombëtare kanë treguar se gjithçka mund të ndodhë. Kemi shembull Ukrainën, e BE lejoi status quo, me Krimenë. Jemi një lufte të mirëfilltë në Ukrainë, dukej e pabesueshme për shumë udhëheqës e politikanë në Evropë, fakti është që ndodhi.

Fatlum për ne e Kosovësn, që në krye të politikës së Jashtme vjen një ish kryeministre e Estonisë, që ka tjetër ndjeshmëri të rrezikut rus në Evropë, përfshirë Serbinë. Do i japë tjetër qasje e të vepruari politikës së Jashtme të BE, veçanërisht për Ballkanin. Kosova ka shumë hapësirë për të vendosur në këtë drejtim. Serbia kërkon të krijojë trazira, si këto që përpiqet të shkaktojë.

Rama ka aleancë vëllazërie të natyrshme me presidentin Vuçiç, e natyrshme duhet të ishte ndërtuar me Kosovën dhe politikanët atje. Se kemi parë këtë, vëllazëri e panatyrshme që ka dëmtuar rëndë interesat kombëtare shqiptare, asnjë s’do ta shërojë këtë marrëdhënie. Rama të braktisë vëllazërinë me Vuçiç, qoftë i detyruar dhe të kthejë politikën e jashtme të Shqipërië në shinat e veta klasike.

Ai gjëja e fundit që ka premtuar është interesi i qytetarëve të tij. Vetë ai brenda Shqipërisë nuk u shërben interesava tona, i ka kthyer ato në emigrantë të përbotshëm, është fushëpamja dhe vizioni i tij për shqiptarët, tha Zhulali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco