'Në Shqipërinë tonë një Alfred bie dhe dhjetëra Alfred ngrihen'

'Në Shqipërinë tonë një Alfred bie dhe dhjetëra Alfred ngrihen'

16:52, 06/09/2024
A+ Aa A-

Nga Elona Caslli

E dashur Alketë, në Shqipërinë tonë një Alfred bie dhe dhjetëra Alfred ngrihen.

E dashur Alketë, pata mundësinë të lexoja reagimin tënd lidhur me dorëheqjen e Alfred Pezës. Emocioni, me të cilin ke përcjellë mesazhin, është krejt i përligjur, pasi lidhet me një ngjarje të trishtuar në jetën tënde. Ngjarja, ku ke humbur babanë dhe ngjarja ku gruaja e babait tënd është hequr padrejtësisht nga puna nga Alfred Peza. 

Kur dikush të heq, apo përpiqet të të heqë nga puna padrejtësisht, fillimisht të krijon një dëm psikologjik dhe shpirtëror e mandej një dëm ekonomik. Këtë dëm askush nuk e harron derisa të mbyllë sytë, sikundër nuk e ke harruar ti ndonëse kanë kaluar muaj nga ngjarja.

E dashur Alketë, historia e padrejtësisë në këtë vend nuk fillon dhe nuk mbaron me emrin e Alfred Pezës. Historia jote e padrejtësisë mund të fillojë dhe të mbarojë me emrin e tij, por ka qindra padrejtësi të tjera që nuk mbajnë emrin e Alfred Pezës dhe kanë ndodhur në të shkuarën dhe vazhdojnë të ndodhin ende në të tashmen në institucionet shqiptare.

Shembulli më i prekshëm, më i afërt dhe më i përbashkët është rasti i kryebashkiakut Veliaj.

Plehrat kanë pushtuar Tiranën dhe ajri që thithim qoftë unë e qoftë ti është disa herë më i ndotur se norma e lejuar dhe taksat që paguajmë qoftë unë e qoftë ti nuk na përkthehen në shërbime, por i zhvat kryebashkiaku për të blerë mediat dhe për të paguar këngëtarë e artistë në prag fushate të cilët thërrasin fort se " Lali është punëmbaruar"

Nuk mund ta reduktosh padrejtësinë në emrin e një individi të vetëm, kur padrejtësia është kthyer në sistem në këtë vend. Nuk besoj se dorëheqja e Pezës rikthen sistemin e meritokracisë apo të drejtësisë në këtë vend, pasi një Alfred bie dhe dhjetëra Alfred të tjerë ngrihen.

Post Scriptum- Vendi i punës është më e pakta që mund të humbësh në këtë vend. Mund të humbasësh shtëpinë, pronën e trashëguar që ta tjetërsojnë dhe jo pak herë dhe jetën falë krimit të ngritur në sistem.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco