Denoncoi fijet e Ajola Xoxës dhe skemën e pastrimit të parave me ‘Harabel’, njerëzit e Veliajt kërcënojnë gazetarin holandez, ambasada e merr në mbrojtje

Denoncoi fijet e Ajola Xoxës dhe skemën e pastrimit të parave me ‘Harabel’, njerëzit e Veliajt kërcënojnë gazetarin holandez, ambasada e merr në mbrojtje

15:33, 06/09/2024
A+ Aa A-

Në maj të këtoj viti, gazetari hollandez,  Vincent W.J. van Gerven Oei, ka denoncuar lidhjet e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, me kompaninë “Harabel” dhe me kompaninë e inceneratorëve të Tiranës.

LEXO EDHE: INVESTIGIMI/ ‘5D Konstruksion’ dhe Ajola Xoxa, skemat e pastrimit të parave

Skema  “Ajola-H”, ngrinte dyshime për përdorimin e artit për pastrimin e parav nga familja Veliaj, gjë për të cilën sot kjo familje është në hetim pasuror nga SPAK.

Gazetari holandez, Vincent W.J. van Gerven Oei, publikoi një artikull investigativ, ku tregonte përfshirjen e bashkëshortes së Veliajt në skema të tilla.

Shkrimi fillimisht u botia në “ Mekanizmi Shqiptar ” me titull: Si pastrohen paratë përmes artit dhe koncesioneve të menaxhimit të mbetjeve?!

Emisioni investigative i Syri Tv u thellua në një puntatë të plotë rreth këtij denoncimi dhe zbuloi fijet që lëviznin në prapaskenë për një skemë të dyshuar pastrimi parash nga Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.

LEXO EDHE: 'U sekuestruan telefonat e njerëzve të afërt të Ajola Xoxës!'/ Klodiana Lala: Hetim pasuror për Veliajn dhe familjarët e tij

"Harabel" është një fondacion jofitimprurës që "përqendrohet në promovimin e artit bashkëkohor" i themeluar në vitin 2018 nga artisti Driant Zeneli dhe "promotorja kulturore" Ajola Xoxa, një juriste e specializuar në ligjin e energjisë, e cila është gjithashtu bashkëshortja e Veliajt. Harabel nisi menjëherë pas themelimit të saj një seri projektesh të profilit të lartë të artit, me artistë të njohur ndërkombëtarisht si Anri Sala (gjithashtu në bordin e Harabel), Sislej Xhafa të financimit dhe hapësirës, ​​dhe duke pasur parasysh se as Zeneli, asokohe emigrant, as Xoxa nuk ishin të rrënjosura fort në atë skenë, ngritja meteorike e Harabelit ishte e jashtëzakonshme.

Në uebsajtin aktual të Harabel, Xoxa e liston veten si 'bashkëthemeluese' dhe 'drejtoreshë kreative'. Ajo është gjithashtu themeluese e Galerisë NAAN dhe Galerisë GurGur, ku 'Harabel' ka organizuar ekspozita. Adresa zyrtare e 'Harabel' në Sky Toëer, në zemër të zonës së shtrenjtë të ??Bllokut të Tiranës, ndodhet në të njëjtin pallat me kompaninë 'The Partners' të Ajola Xoxës.

Ish-drejtori i programit të Harabel dhe koordinatori ligjor, Xhoi Skënderasi, mbante një vend në bordin e kompanisë botuese të Xoxës, Botimet Enciklopedike.

Pra, 'Harabel' lidhej pazgjidhshmërisht me interesat e bashkëshortes së Erion Veliajt.

Por si financohet kjo organizatë jofitimprurëse? Dhe si e ka aksesin ajo në parcelat kryesore për projektet e saj të artit publik?”, shkruante gazetari holandez në artikullin tij, denoncim të cilin emisioni “Plug” e risolli në mënyrë të detajuar.

Pas zbulimit të këtij skandali, për të cilin u vu në lëvizje, edhe pse sikur e ka zënë ‘ngërçi’ edhe SPAK, ku filloi hetimin pasuror ndaj familjes së Veliaj, gjë për të cilin nuk dihet ende se si po shkon si hetim.

Mirëpo, edhe pse SPAK rri dyarkryq dhe e zë ngërç kur bëhet fjalë për Erion Veliajn, ky i fundit nuk rri ashtu.

Gazetari hollandez ka bërë një denoncim të fortë për kërcënim fizik dhe verbal që i është bërë atij pas shkrimit investigues nga njerëz të Erion Veliaj dhe Ajola Xoxës.

Bëhet fjalë për Dritant Zenelin, një artist i ri, kurator dhe Drejtori i Fondacionit Harabel në Tiranë, i cili ka kërcënuar gazetarin holandez, Vincent Van Gerven, gjatë një aktiviteti artistik (ekspozitë) në Tiranë, ku ky i fundit po merrte pjesë.

Image

Image

Vincent W.J. van Gerven Oei ka publikuar në instragram gjithë kërcënimet e Zenelit dhe Adela Demetja-s, në prani të të cilëve kanë qenë edhe dy ndërtues, E. Gj dhe R. N.

Gazetari hollandez, i gjendur nën breshërinë e kërcënimve fizike, verbale, homofobike e mafioze, siç shkruan ai, u ka dërgua një e-mail të gjitha ambasadave perëndimorë në Tiranë të cilave u shpjegon ngjarjen me detaje.

ImageImage

Image

Pas këtij e-maili ambasadori i Hollandës në Tiranë ka marrë në mbrojtje nënshtetasin e tij nga kërcënimet e njerëzve të afërt të Veliaj e Xoxës duke e pritur në zyrën e tij, megjithë se përmbajtja e takimit nuk bëhet e ditur e plotë, kuptohet që pritja e tij nga ambasadori vjen për shkak të marrjes seriozish nga shteti hollandez të kërcënimit.

Image

“Diskutova për sigurinë e gazetarëve në Shqipëri me Dr. Vincent van Gerven Oei. Ai ndau shqetësimet e tij për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, duke theksuar se shumë gazetarë përballen me intimidim, mungesë të sigurisë fizike dhe kërcënime. Siguria e gazetarëve dhe pavarësia e medias janë thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.”,- shkruan ambasadori.

Burime për Syrin bëjnë me dije se për ngajrjen është njoftuar edhe shteti holandez dhe ministria e Brendshme ka dërguar notë proteste Shqipërisë.

Kërcënimet tashmë janë bërë publikë, të gjitha ambasadat janë në dijeni, por SPAK-un përsëri e ka kapur ngërçi dhe nuk ndihet.

Skema është e qartë, cilido që denoncon aferat korruptive të Erion Veliajt dhe familjes së tij e pëson keq.

 

Image

Përmbajtja e e-mailit dërguar ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare:

Dr. Vincent van Gerven Oei tregon se ka raportuar për Shqipërinë dhe lidhjet mes qeverisë, krimit të organizuar dhe botës së artit. Pas publikimit të një artikulli, artisti dhe kuratori Driant Zeneli e ka kërcënuar përmes mediave sociale. Gjatë një ekspozite në Galerinë Zeta, Zeneli, bashkë me dy banditë dhe kuratoren Adela Demetja, ka tentuar ta intimidojë autorin me dhunë verbale dhe fizike, duke qenë edhe homofobik. Autori thekson se raportimi në polici është i pavlefshëm për shkak të lidhjeve të Zenelit me qeverinë dhe kërkon nga kolegët e tij në botën e artit të shmangin bashkëpunimin me Zenelin dhe Demetjan, duke ndarë këtë histori me të tjerët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco