VIDEO/ Kalaja: SPAK-ut ja kemi kopsitur dosjet për kryebashkiakun, Dumani e di shumë mirë që fleta arresti do nisen drejt Veliajt

15:35, 06/09/2024
A+ Aa A-

Adriana Kalaja e ftuar në një intervistë' në 'Syri Tv’, në një lidhje të drejtpërdrejtë, sqaroi se SPAK i ka të gjitha faktet, provat, i ka të gjitha mënyrat sesi vidhen qytetarët e Tiranës, i ka të gjitha dokumentacionet financiare sesi vidhen deri në 100% taksat e tyre.

Gjatë bisedës me moderatorin Bledi Marku në Edicionin e Mesditës në SYRI TV, juristja shpreh se  Altin Dumani po mundohet shumë ta mbrojë Veliajn por edhe ai e di shumë mirë që shumë shpejt fleta arresti do nisen drejtë Erion Veliajt.

'Sot në këtë moment të zymtë që ndodhet vendi ku çdo gjë është kapur nga mafia e cila drejton Shqipërinë dhe Tiranën të kesh një media që i thotë të vërtetat, që pasqyron realitetin është një gjë shumë e madhe dhe unë ju falenderoj shumë ngazemra sepse keni qënë jo vetëm për 24 javë aty por gati për 7 vite për të gjitha protestat, aksionin që ka bërë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, duke përfshirë këtu edhe kohët e nxehta dhe ditët me shi dhe ftohtë.

Erion Veliaj nuk e ka idenë se cfarë bëhet me 5D, as me inceneratorin, as me plehrat e Tiranës, as me vjedhjet abuzive, as me qiratë e shtrenjta që që meren çerdhe nga bashkia e Tiranës por është shumë i vëmëndshëm të gjejë tendën pa leje të Adriana Kalasë.

Me gjithë mbetjet, dhe koshat e tejmbushur, unë mendoj që sot për sot mbetja më e rrezikshme që është në Tiranë është Erion Veliaj.

Fitorja jonë është të largojme Erion Veliajn nga bashkia e Tiranës dhe nga qyteti i Tiranës.

Ne kërkojmë dorëheqje në mënyrë simbolike që SPAK të ketë duart e lira për të vepruar sepse dosjet ne ja kemi kopsitur, SPAK i ka të gjitha faktet, provat, i ka të gjitha mënyrat sesi vidhen qytetarët e Tiranës, i ka të gjitha dokumentacionet financiare sesi vidhen deri në 100% taksat e tyre, ndërkoh që këto taksa që ne paguajmë duhet të na kthehen pas si shërbime.

Sa vite kemi ne që nuk shohim një bot, që duhet të ujisi rrugët e Tiranës, ose të paktën të ulë pluhurat, dhe duke marrë në konsideratë që betonizimi vazhdon me hapa maksimale.

Ka disa njerëz të cilët nuk e shesin moralin , nuk i shesin parimet e veta dhe kanë vendosur ti qëndrojnë përballë mafies dhe ne do ti qëndrojmë deri në fund, pra Altin Dumani po mundohet shumë ta mbrojë por Altin Dumani e di shumë mirë që shumë shpejt fleta arresti do nisen drejtë Erion Veliajt.'- u shpreh Kalaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco