Doçi: Mazhoranca po investohet me të gjitha mjetet që të mbyllet protesta e banorëve të Thumanës

14:54, 06/09/2024
A+ Aa A-

Aktivisti dhe një nga organizatorët e protestës së banorëve të Thumanës, Mariglen Doçi në një lidhje për SYRI TV është shprehur se qeveria është investuar që të shpërndajnë protestën.

Doçi ka theksuar se këtu nuk ka mjete duke punuar dhe se fjalët që kanë dalë se po punohet për të hapur rrugën është e rreme dhe se protestat nuk do të ndalin.

"Ditët e fundit janë bërë disa përpjekje për të shuar protestën duke thënë se do të hapet rruga dhe do të krijohet një grup njerëzish që të takojnë ministren Balluku. Këtë nuk mund ta bëjnë krerët e PS, kryetari i bashkisë së Krujës dhe anëtar të tjerë të PS kanë lajmëruar se sot nuk do të ketë protestë.

Këtu nuk ka mjete duke punuar dhe se fjalët që kanë dalë se po punohet për të hapur rrugën është e rreme dhe se protestat nuk do të ndalin.

Minimalisht dhe unë që jam pjesë e menaxhimit të protestës as grupet e interesit, as punëtorët që janë prekur nga mbyllja  e bizneseve, asnjëri nga këto grupime nuk është thirrur për bisedime.

Ky është një lëvizje e PS për të arritur një akord të cilin ne nuk e kemi informacionin por mesa duket që synimi i tyre është mbyllja e protestës. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco