Këlliçi: I ka dalë emri në dosje, prokurori i SPAK nuk vepron ndaj Veliajt, ndërkohë që BE e shet si model për të rinjtë

14:06, 06/09/2024
A+ Aa A-

Emri i prokurorit të SPAK, Klodian Braho ka dalë në protestën e sotme të opozitës para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij, Belind Këlliçi u shpreh i revoltuar se shkeljet e Veliajt dhe drejtorëve të tij të tjerë janë faktuar tashmë në dosjen e SPAK, por Klodian Braho nuk vepron sipas tij, sepse pret urdhrin e Edi Ramës.

Belind Këlliçi gjithashtu ka drejtuar gishtin drejt zyrës së BE-së në Tiranë, për arsyen se në hapjen e Kolegjit të Europës është thirrur të flasë edhe Erjon Veliaj.

Këlliçi akuzoi zyrën e delegacionit të BE në Tiranë dhe vetë ambasadorin Gonzato se po u shesin si model të rinjve të Tiranës një hajdut si Veliaj, që është nën hetim pasuror për vjedhjen e dhjetëra miliona eurove.

“Dita e sotme ka nisur me aktivitet të shëmtuar, ku regjisore kryesore është zyra e delegacionit të BE në Tiranë dhe vetë Gonzato, i cili ditën e sotme do t’i shesë të rinjve ekselente të Tiranës si model suksesi Erion Veliajn një hajdut ordiner, një plehrë mbeturinë njerëzore, mbeturinë politike, i cili është nën hetim për vjedhjen e 132 milion euorve nga inceneratori i Tiranës, të paktën 30 milion eurove nga dosja 5d. Të paktën dhjetra miliona euro tendera fiktive. Një njeri që ka dhënë 2 mijë leje ndërtimi, që ka betonizuar Tiranën, që ka shkatërruar qytetin e Tiranës, që ka shkatërruar Teatrin Kombëtar dhe këtë njeri zyra e delegacionit të BE së bashku me një komuniste si Federica Mogherini vijnë dhe e shesin si model suksesi. Kjo është tallje për çdo qytetar të ndershë, për çdo njeri me shtyllë kurrizore, për çdo njeri në këtë vend që ka një pikë dinjiteti. Mos vallë zyra e delgacionit të BE nuk e di që ky hajdut, Erjon Veliaj është nën hetim pasuror? Për çfarë e thërrisni Erjon Veliajn?

Një pyetje publike për Klodian Brahon, prokurorin e 5D; A ka të drejtë ndërtuesi i 7 kateve pa leje në Tiranë, një njeri për të cilin u shemb policia bashkiake, ndërtesa dhe reparti i uzinës mekanike. U shembën godina miliona euro për të hapur truallin, për të ndërtuar ky njeri kulla në mes të Tiranës. A ka të drejtë ky kur thotë se e kam mbyllur çështjen e “5D” me prokurorët e SPAK? E di pse ta bëj këtë pyetje? Sepse i bie që nuk ke lexuar aktet e tua. Ta ka thënë gjykata e apelit të posaçëm. Ekzistojnë përgjime të Nestor Muhametllar administratorit të 5D me një drejtor të quajtur “Erioni i IMT”. Po a ka shqiptar që nuk e di që ky është Erion Rrapaj, shefi politik në Kombinat, ish titullar në IMT, përgjegjësi kryesor për fabrikën e asfaltit, që shtronte rrugët me asfalt vetëm për të gënjyer qytetarët. Njeriu që është kallëzuar në SPAK prej meje, prej një viti, për fabrikën e asfaltit në Krrabë, ku bëhet evazion fiskalë dhe bashkia u kthye në pronë private, ku me asfaltin e bashkisë me puntorët e bashkise, shpalleshin tendera fiktivë dhe ktheheshin paratë në fushatë për të blerë vota. A ka turp më të madh? Si ka mundësi Klodian Braho nuk ke një përgjigje për Erionin e IMT? Apo ka të drejtë ndërtuesi i 7 kateve pa leje? Rast i paprecedentë, 7 kate pa leje, një pallat mbi një kullë në mes të kryeqytetit dhe ju mbyllni gojën. Kush jua ka mbyllur gojën? Jua kanë mbyllur paratë gojën?”- u shpreh Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco