Destabilitet stabilizues, demokracia në rrezik mbrohet dhe me mjete jodemokratike

Destabilitet stabilizues, demokracia në rrezik mbrohet dhe me mjete jodemokratike

13:09, 06/09/2024
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku/

Shqipëria është një vend autokratik me tendenca të forta drejt diktaturës së dytë. Demokracia është më tepër një ligjërim në rrjetet sociale. Madje edhe aty censura, kontrolli, raportime e mbyllje faqesh nga ushtria e propagandës së pushtetit është kanibale.

Kur demokracia është nën shënjestër asgjësimi të dhunshëm, lind domosdoshmëria e përdorjes së mjeteve jo demokratike për ta mbrojtur atë. Në kushte ekstreme mjete ekstreme. Turbulloje të kthjellohet thotë arkivi i urtisë.

Ku jemi sot?

Parlamenti

Qeveria

Gjyqësori

Mediet

Të katër pushtetet të ç’balancuar kriminalisht, janë nën kontroll partiak e keqbërës të mazhorancës.

Edi Rama nuk njeh asnjë lloj ligji. Nuk zbaton asnjë vendim gjykate kur nuk është në favor të tij. Përfshirë edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese apo asaj të Strasburgut.

Krimi i Organizuar dhe Mafia janë konsoliduar frikshëm, duke bërë pjesë të Bordit të së Keqes institucionet. Zgjedhjet janë zhdukur si mundësi përcaktimi të qeverisjeve me votë. Janë kthyer në emërime. Ushtritë e bandave me miliardat e fituara trafiqeve me leje pushteti, janë shefat e qendrave të votimit. Ekonomia është në pesë a gjashtë duar. Paraja publike shkon në llogaritë e grupeve kriminale për tu pastruar e përdorur nga hajdutët e zyrave dhe qelive. Ndërkombëtarët sehirxhinj janë turistë me mandat. Qeveria me çdo ministër të pandehur, ka krijuar një Prokurori që merr leje kë e kur të hetojë.

Opozita

Rrugët politike janë asfiksuar. Instrumentet demokratik nuk funksionojnë. Vota nuk lejohet, merret e plaçkitet muaj para datës zgjedhore. Me çdo formë. Nga blerjet me para e asete publike me punësime e në fund kanosje deri në rrezik jete. Programet dhe përfaqësuesit e PD, opozitës kanë qenë në këto 12 vite me diferencë më të mira se të rilindjes. Nuk kanë vlejtur. Sepse nuk lejohet garë. Ndërtuesi i skemës 184 Edi Rama është ndërkombëtarisht përfshirë në Krim të Organizuar. Të huajt nuk na kanë në agjendë, kur nuk kemi ne veten. Ata thjesht e shantazhojnë për punët e tyre. Duke e kthyer Shqipërinë në një magazinë mbetjesh e refugjatësh. Rezistenca, përballja pa butësi e urti, heqja me forcë karrikes së forcës së këtij KM është nisja. Rama ka destabilizuar sistemin. Duke destabilizuar Ramën dhe modelin e tij me çdo mjet, stabilizohet vendi. Rikthehet mundësia e Demokracisë. Nuk ka rrugë tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco