Kalaja akuza të forta ndaj SPAK: Altin Dumani nuk reagon ndaj aferave të Ramës e Veliajt sepse është palë me krimin e organizuar dhe...

12:45, 06/09/2024
A+ Aa A-

Avokatja Adriana Kalaja gjatë fjalimit të saj në protestën e zhvilluar para bashkisë së kryeqytetit kundër aferave korruptive të Erion Veliaj hodhi akuza të rënda ndaj kreut të SPAK dhe kryebashkiakut Veliaj e bandës së tij të korruptuar që zhvat paratë e taksapaguesve të kryeqytetit.

Në fjalën e saj Kalaja theksoi se aleanca e qelbësirave menduan se qytetarët do të lodhen me protestën para bashkisë duke menduar se do sillen si qoftëlargu Lulzim Basha, por sot shihet se qytetarët janë të vendosur dhe nuk tërhiqen nga beteja.

 “Ne nuk pyesim për aleancën e qelbësirave se qelbësirat i fusim në qeset e zeza të plehrave. Në fillim na injoruan ne, thanë do lodhen, kush u lodh, qëndrestarët lodhen…jo jo zvarranikët lodhen. Ne kemi zgjedhur të mos jemi as zvarranikë, as pazarexhinj. Ne kemi zgjedhur të mbrojmë familjet tona. Duke mbrojtur familjet tona, mbrojmë Tiranën, mbrojmë Shqipërinë. Të gjitha ato që ka thënë kryetari i Partisë Demokratike, të gjitha ato që kemi thënë ne këtu treguan se janë të vërtetë. Treguan se nuk kemi një qeveri që qeveris Shqipërinë, treguan se nuk kemi as një kryetar bashkie që qeveris Tiranën, por kemi një organizatë kriminale. Ndërkohë që një kriminel tjetër që ne e paguajmë për të bërë drejtësi, Altin Dushmani, i amniston, është bërë palë më krimin. Ndaj them se ai është më i keq se këta, sepse ai paguhet për ta luftuar atë. Jo më pak se tre ditë denoncuam me PD në SPAK se si ky bastardi me emrin Erion Veliaj fal taksat. Pse i fal taksat? Ia fal kunatit të Fatmir Xhafajt, ato taksa blejnë zgjedhjet. Dhe zgjedhjet ndërtojnë kulla dhe kullat blejnë zgjedhjet. Dhe është një rreth vicioz që vetëm ne duhet ta shpërbëjmë. Me 23 mijëë metra katror, të ish-uzina Enver, Erion Veliaj, Fatmir Xhafaj dhe Armando Lila kanë vjedhur 8-milionë euro. Po në 8 milionë mëtra katror leje ndërtimi të dhëna në Tiranë sa miliona euro janë dhënë për të blerë zgjedhjet, sa miliona janë dhënë për të sulmuar opozitë, sa janë dhënë për sulmuar liderin e opozitës Berisha?! Ky është krimi intelektual o ti i afërmendsh i dalë mendsh?! Jo, jo ky nuk është krim intelektual, ky është një krim që ne ta kemi zbardhur, në ta kemi zgjidhur çështjen, por ti je i lidhur me aferat kriminale, me aferat e pista me pushtetin ndaj ke frikë të reagosh. Tani po ju tregoj dy dokumenta. Dokumenta të SPAK, dokumenti i parë mban emrin e prokurorit Edvin Kondili. Dua t’ju sqaroj dy momente. Edvin Kondili bashkë me prokurorin e Përgjithëshm Çela janë dy prokurorët kryesor që dyshohet se kanë falur Olsin e Xibrakës. Nuk mbaroj këtu, kanë future duart në sistemin e drejtësisë sidomos prokurori Përgjithshëm duke shkarkuar prokurorë e e gjyqtarë që nuk i kishin nën varësi. Duke shkaktuar kështu shkatërrimin e sistemi të drejtësisë dhe duke hequr aksesin e publikut për një drejtësi që sot me reformën korruptive të Sorosit duhet të presësh 20 vjet. Kemi bërë kërkesë na SPAK për arrestimin e Veliajt dhe bashkëpunëtorëve të tjerë. Shkoni te sheshi Teatrit, vijon puna në kundërshtim me vendimin e Gjyk. Kushtetuese. Sot Sali Berisha mbahet në arrest politik se ka marrë një akt ligjor me fuqi të karakterit të përgjithshëm, një akt i cili jo vetëm nuk është shfuqizuar, por nuk i ka shkaktuar dëm shtetit. Po këto aktet e shfuqizuara nga Gjykata, që i kanë shkaktuar edhe dëm shtetit pse nuk i heton. Pse Edvin Kondili nuk ktheh përgjigje se ku ndodhen hetimet për Teatrin Kombëtar. Unë i them Edvin Kondilit, ato para që ke marrë për Toyota Yaris nuk të shpëtojnë dot.”,- tha Kalaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco