Tedi Blushi: Veliaj-Rama dhe DumDumani janë armiq dhe duhet trajtuar si armiq. Në këtë betejë ne jemi gati të vdesim për Shqipërinë

12:16, 06/09/2024
A+ Aa A-

Opozita po zhvillon protestën e 24 para bashkisë së Tiranës. Në fjalën e tij para protestuesve Sekretari i Përgjithshëm i PL Tedi Blushi lëshoi akuza ndaj Erion Veliaj dhe Edi Ramës.

Tedi Blushi: Jemi sot sërish këtu para këtij monumenti të krimit dhe korrupsionit për të protestuar kundër një armiku të qytetarëve të Tiranës, kundër një armiku të transparencës, kundër një armiku të llogaridhënies. Kundër një armiku të taksave tuaja. Dhe ndaj një armiku ne duhet të sillemi siç jemi sjellë kundër të gjithë armiqve të Shqipërisë për ti treguar vendin kësaj race të fëlliqur që sot përfaqësohet nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Sot ky kriminel e nisi ditën te Kolegji i Evropës dhe më vjen keq për të gjithë ata gjoja evropiane të korruptuar që kanë shkelur mbi vlerat e bashkimit evropian që ftojnë të flasë para studentëve, modelin me të shëmtuar për të rinjtë shqiptarë. Një kryetar bashkie pa diplomë. Një hajdut dhe një vrasës që do të japë llogari për vrasjen e Ardit Gjoklajt për të cilin ne nuk do ta falim kurrë.

Sot ne duhet të japim një mesazh dhe gjithë këtyre diplomatëve të korruptuar që vijnë e japin leksione popullit më patriotik të Evropës. Shqipërinë do ta bëjnë shqiptarët dhe nuk ka Mcgonigal dhe çdo zyrtar të korruptuar evropian apo amerikan që mund të vrasë ëndrrat  e tyre. Është ky kryetar bashkie që jo vetëm ka përmbytur Tiranën me plehra por që mbi plehrat ka ndërtuar edhe pasurinë e tij të paligjshme. Për fat të keq sot kemi edhe një drejtësi  dhe një strukturë gjoja të posaçme për të luftuar korrupsionin por që nuk është gjë tjetër siç po e dëshmon dita ditës që është një organizatë kriminale dhe terroriste që ka ndaluar  liderin e PD pa asnjë akuzë. Që fabrikon çdo ditë dhe tenton të marrë peng partitë e opozitës nëpërmjet patronazhistëve brenda opozitës .

Askush nuk ka besim sot te SPAK-u dhe duhet të trajtohet njëlloj si ky armik sepse për sa kohë kjo strukturë terroriste me një kryetar palaço dhe po ashtu partner ne krim si Dum Dumani, nuk arreston Erion Velinë nuk arreston Edi Ramën por ndalon liderin e PD, por fabrikon akuza të paqena për drejtuesit e opozitës, nuk është gjë tjetër veçse partner në krim. Ndaj është koha ta shporrim këtë farë të keqe dhe ti trajtojmë si armiq te kombit këta kriminele të cilët nuk janë thjesht hajdutë por armiq te kombit. Janë armiq te familjes.

Asnjë amnisti për Erion Valiajn. Asnjë amnisti për Dum Dumanin, asnjë amnisti për Edi Ramën. Janë tre palaço, janë tre kriminelë mbi të cilët mbështetet narkoshteti.

Ne kemi hyrë në një betejë dhe ne jemi gati të japim edhe jetën tonë, deri për çlirimin e Shqipërisë, çlirimin e Tiranës dhe të çdo zyre ku këta banditë fshihen dhe të nxirren me çdo çmim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco