Balliu: Nuk është zgjidhje ti hedhim plehrat drejt godinës, zgjidhja është ta nxjerrim plehrën nga godina

12:10, 06/09/2024
A+ Aa A-

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu në fjalën e tij përpara protestuevë kudnër vjedhjeve të kryera nga kryebashkiaku i Tiranës është shprehur se ne duhet të rezistojmë dhe të ngrihemi që kokën ta uli e keqja që është në pushtet.

Balliu ka theksuar se nuk është zgjidhej ti hedhim plehrat drejtë godinës, zgjidhaj është ta nxjerrim plehrën nga godina.

"Nuk është zgjidhej ti hedhim plehrat drejtë godinës, zgjidhja është ta nxjerrim plehrën nga godina. Në këto vite përpos faktit se ekonomia është katastrofë, depresioni ka qenë jo vetëm ekonomik por edhe moral.

Gazterëtë në studio tregonin që opozita nuk fiton dot sepse Edi Rama ka bandat me vete dhe kriminelët me vete e kjo bëhej  hapur në televizione. Në një vend normal ata që folën në atë mënyrë ata ose kanë të drejtë ose gënjejnë por të gjithë e dine se kanë të drejtë sepse bandat janë më Edi Ramën dhe të vetmit që janë kundër tij janë qytetarët ndershëm të këtij vendi.

Është i qartë misioni ynë, pavarësisht që mund të ulim kokën dhe të pranojmë që ti servilen në tekste shkollore fytyra më e pështirw e vendit, Erion Veliaj. Ne mund të zgjedhim të ulim kokën sepse diploma s’ka rëndësi por rëndësi ka tesera e partisë.

Nëse në Thumanë do të kishte kërkuar Durim Bami të ndërtohej një pallat a e dini se si do të shkonte qeveria me vrap dhe ministrat do të qëndronin në radhë për ta takuar ndërsa kur e kërkojnë qytetarët ajo nuk pranon ti takojë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco