'Këtu më keni deri më 15 qershor 2028'/ Si mohonte Peza dorëheqjen ditë më parë

'Këtu më keni deri më 15 qershor 2028'/ Si mohonte Peza dorëheqjen ditë më parë

11:35, 06/09/2024
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Alfred Peza, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga detyra. 

Peza qëndroi në këtë pozicion pune më shumë se një vit, pasi u zgjodh si kreu i RTSH-së në muajin qershor të 2023-shit. 

Mënyra se si Peza drejtoi këtë institucion u kritikua shumë. Largimi i punonjësve nga puna, denoncime për abuzime me fondet e RTSH dhe projekte të ndryshmë ishin bashkëudhëtare të tij në krye të Televizionit Publik për më shumë se një vit.

Në muajin mars të këtij viti qarkulloi në media lajmi se drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Alfred Peza dha dorëheqje nga ky post, lajmi u publikua nga anëtarja e Komisionit të Medias, deputetja Ina Zhupa. Por menjëherë pas lajmi Peza e përgënjeshtroi dhe ironizoi duke u zotuar se do të qëndrojë në atë detyrë deri në fund të mandatit, në vitin 2028.

Por mesa duket bileta e dorëheqjes i ishte dhënë në dorë Pezës, e vetmja gjë që i është toleruar ka qenë shtyrja me disa ditë e datë, e cila më në fund është publikuar sot.

Ja çfarë deklaronte vetë Peza asokohe:

“Nuk kam dhënë dorëheqje, këtu më keni deri më 15 qershor 2028”, tha Alfred Peza. Pra u zotua se do të përfundonte mandatin e tij 5-vjeçar në drejtimin e këtij institucioni.

Nuk dihen ende shkaqet që e çuan Pezën drejt dorëheqjes, por burimet bëjnë me dije se Rama nuk ka qenë i kënaqur sa duhet me punën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco