Muçollari: Tirana është kryeqyteti i mbetjeve, vetëm duke e kthyer në kryeqytetin e protestave do ta shpëtojmë

11:31, 06/09/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari në fjalën e  tij përpara protestuesve kundër vjedhjeve të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ëhstë shprehur se sot ky është kryeqyteti i mbetjeve.

Muçollari ka theksuar se ne nuk e durojmë dot të cilësohemi kryeqyteti i papastërtive, por duhet të cilësohemi Tirana e protestave, vetëm kjo Tiranë do ta shpëtojë vendin dhe qytetin.

"Unë jam them me plot gojën se ju jeni heronjtë e këtij qytetit pasi pavarësisht kushteve keni alë në protestë ëpr ti dhënë jetë këtij kryeqyteti i cili është në agoni.

Ky pushtet i ka dhënë titullin kryeqyteti i rinisë, po cila rini ajo që ka ikur nëpër botë, i ka dhënë titullin kryeqyteti i sportit, po cilit sport atij pa fusha që i kanë zënë ndërtimet e pallateve.

Ka fjalë që do të cilësohet vitin tjetër kryeqyteti i kulturës, po cila kulturë kur nuk ka një teatër kombëtar.  Për fat të keq Tirana i vetmi emërtim që mund ti japësh është kryeqyteti i mbetjeve në disa aspekte.

Ka dhjetra ditë që në lagjet e Tiranës janë grumbulluar male me mbetje të cilat duhet të ekzekutoheshin nga inceneratori, por Veliaj ka marrë 130 milionë euro për një incenerator i cili nuk ekziston.

Kur kapet hajduti në vjedhje jo etëm që nuk arrestohet nga SPAK por ai vazhdon të marrë vendime në kundërshtim me interesin qytetar. Nuk e durojmë dot të cilësohemi kryeqyteti i papastërtive, por duhet të cilësohemi Tirana e protestave, vetëm kjo Tiranë do ta shpëtojë vendin dhe qytetin."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco