Xhaferri: Nuk do lejojmë Veliajn të shpalosë manualin  e Bandës 5D në auditore, në Tetor nisin organizimet për protestat studentore!

Xhaferri: Nuk do lejojmë Veliajn të shpalosë manualin e Bandës 5D në auditore, në Tetor nisin organizimet për protestat studentore!

11:08, 06/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pas protestës së zhvilluar nga të rinjtë e FRPD dhe studentët e Universitetit të Tiranës në hyrje të godinës “Liria” kundër kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.

Xahferri është shprehur se  e vetmja gjë që Erion Veliaj mund t’u mësojë studentëve shqiptar është si të vjedhin dhe këto leksione ai mund ti mbajë në Akademinë Politike të FRESH por jo në auditoret e universiteteve tona.

Reagimi:

Të rinjtë e FRPD dhe studentët e Universitetit të Tiranës e pritën këtë të premte me protesta në hyrje të godinës “Liria” Kryetarin e Bashkisë Tiranë, i cili merrte pjesë në një takim me regji për arsimin së bashku me Ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, dhe Ambasadorin e BE Silvio Gonzato.

E vetmja gjë që Erion Veliaj mund t’u mësojë studentëve shqiptar është si të vjedhin dhe këto leksione ai mund ti mbajë në Akademinë Politike të FRESH por jo në auditoret e universiteteve tona.

Erion Veliaj me politikën e tij të pastrimit të parave në ndërtim ka ekspozuar studentët  në Tiranë përballë qirave të papërballueshme, teksa tarifat shkollore çdo vit njohin rritje.

Nuk mund të flasë për arsimin një njeri fsheh diplomën dhe që dhunshëm fut fotot e tij të propagandës në tekstet shkollore.

Nuk e ka luksin të flasë për arsimin një zyrtar që pasi grumbulloi 55 milionë euro nga taksat tona me zotimin për të ndërtuar 17 shkolla dhe ndërtoi vetëm 9 shkolla pasi pjesa tjetër e parave avulluan sipas modelit të Bandës 5D.

Rajone të tëra në Tiranë si Astiri, Kodra e Diellit apo Selita nuk kanë as çerdhe, as kopështe dhe as shkolla.

Të rinjtë e FRPD dhe studentët e UT ja bënë të qartë Ambasadorit të BE Silvio Gonzato se Erion Veliaj e ka vendin në qeli pranë vartësve të tij në vjedhje dhe jo në auditoret e Universitetit të Tiranës.

Sot arsimi shqiptar është në ditët më të zeza dhe mbyllja e 295 shkollave në një dekadë nuk mbulohet as me propagandë dhe as me futjen e simboleve të LGBTQ në librat shkollor për të tërhequr vëmendjen nga realiteti dramatik i arsimit shqiptar.

Studentët në Tetor nuk do kthehen vetëm në auditore por edhe në sheshe.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco