Veliaj, i ftuar në hapjen e Kolegjit të Evropës/ Ish-zv.ministri i Arsimit të PS: Kryetar bashkie pa diplomë

Veliaj, i ftuar në hapjen e Kolegjit të Evropës/ Ish-zv.ministri i Arsimit të PS: Kryetar bashkie pa diplomë

11:02, 06/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, drejtorët e të cilit janë pas hekurave për skandalet në këtë institucion, do të bëhet pjesë e hapjes së Kolegjit të Evropës ditën e sotme. 

Lajmi është bërë publik në faqen e kolegjit në platformën "X", ku pjesë e këtij takimi do të jetë dhe ministrja Ogerta Manastirliu, ambasadori i BE, Silvio Gonzato dhe rektorja e kolegjit Federica Mogerini.

Në lidhje me këtë nuk ka munguar edhe një reagim në rrjetet sociale nga ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka. 

Ky i fundit shkruan me ironi se "kush më mirë mund t'i frymëzojë studentët në rrugët "alternative" të suksesit sesa një ministre me doktoraturë plagjiaturë dhe një kryetar bashkie pa diplomë origjinale".

"Të ftuar specialë të Kolegjit të Evropës: një ministër me doktoraturë të plagjiaturës dhe një kryetar bashkie pa diplomë origjinale. Kush më mirë t'i frymëzojë studentët në rrugët "alternative" të suksesit? Mendova se Evropa përfaqësonte standarde më të larta se Shqipëria", shkruan ai. 

Ftesa e bërë nga Kolegji i Evropës për Veliajn është një veprim skandaloz, pasi kemi një kryebashkiak që po hetohet nga SPAK-u për disa dosje të nxehta dhe nuk mund të jetë një shembull për të rinjtë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco