Ikën Alfred Peza: Jap dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i RTSH

Ikën Alfred Peza: Jap dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i RTSH

10:51, 06/09/2024
A+ Aa A-

Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i drejtori të RTSH-së.

Lajmi u njoftua nga vetë Televizioni Publik Shqiptar.

Peza mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar në qershor 2023.

Ai u zgjodh unanimisht nga Keshilli Drejtues i RTSH-së në qershor 2023 dhe do të shërbente në krye të institucionit për një mandat pesëvjeçar.

Por, Alfred Peza është larguar nga posti i drejtorit të RTSH-së duke dhënë dorëheqjen e parevokueshme pas akuzave të forta nga komuniteti i gazetarëve dhe opozita ndaj tij.

Në muajin mars të këtij viti qarkulloi në media lajmi se Peza dha dorëheqje nga ky post.

Menjëherë nuk mungoi edhe një reagimin nga vetë Peza, i cili përgjënjeshtroi lajmin.

Ai u shpreh se do të qëndrojë në detyrë deri kur t’i mbarojë mandati në vitin 2028.

“Nuk kam dhënë dorëheqje, këtu më keni deri më 15 qershor 2028”, tha Alfred Peza. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco